Ballina Politika “Surpriza e kësaj fundjave”, Rama: Shqipëria Turistike në gjigantin mediatik amerikan Wall...

“Surpriza e kësaj fundjave”, Rama: Shqipëria Turistike në gjigantin mediatik amerikan Wall Street Journal

4
0

Shqipëria Turistike vijon që të jetë në qendër të mediave ndërkombëtare për atraksionet e pasura turistike. Gjiganti mediatik amerikan Wall Street Juournal, i ka kushtuar një artikull vendit tonë si dhe qyteteve që duhet të vizitojnë turistët amerikanë.

Kreu i qeverisë Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë shkrimin e medias amerikane, e cilëson këtë si surpriza e kësaj fundjave.

“Surpriza e kësaj fundjave mban emrin e Shqipërisë Turistike në gjigantin mediatik amerikan Wall Street Journal”- shkruan Rama.

Në artikullin e medias amerikane, Shqipëria, përshkruhet si një gur i çmuar në hartën turistike të Ballkanit, që fton lexuesit amerikanë që ta lënë veten të magjepsen pas këtij destinacioni ku gjen shumëçka.

“Me një udhëtim nga Tirana drejt fshatrave të jugut, bregdetit të Jonit apo pazarit të Gjirokastrës, Shqipëria jonë përshkruhet si një gur i çmuar në hartën turistike të Ballkanit, me ftesën drejtuar lexuesve amerikanë që ta lënë veten të magjepsen pas këtij destinacioni ku gjen shumëçka, duke përfshirë pasuri kulturore e natyrore të mbrojtura nga UNESCO, kështjella otomane e relikte të Luftës së Ftohtë, por edhe arkitekturë moderne dhe një kuzhinë të nivelit më të lartë”- shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.