Ballina Europë Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000...

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

8
0

Kompleksi ushtarak-industrial i Turqisë ka arritur përparime teknologjike për vite me radhë dhe një nga projektet më të avancuara është zhvillimi i raketës balistike hipersonike Cenk, e cila po zhvillohet nga kompania Roketsan.

Raketa Cenk, e zhvilluar nga Roketsan, pritet të jetë raketa e parë balistike me rreze të mesme veprimi e prodhuar në Turqi.

Sipas të dhënave nga kompania, kjo raketë synohet të jetë raketa e parë hipersonike e prodhuar në vend.

Roketsan, si lider në fushën e raketave balistike, ka prezantuar së fundmi edhe raketën balistike Tayfun, me një rreze veprimi prej mbi 550 kilometrash. Pas suksesit të raketës Tayfun me rreze të shkurtër, Roketsan po zhvillon tani Cenkun.

Pritet që Cenk, raketa e parë balistike me rreze të mesme veprimi në Turqi, të ketë një rreze veprimi prej mbi 1000 kilometrash.

Pas testeve të suksesshme të motorëve, së shpejti pritet të kryhet lansimi i parë provë i raketës balistike Cenk.

Ndryshe, Turqia vitet e fundit ka zhvilluar shumë industrinë ushtarake, në veçanti të dronëve.