Ballina Aktualitet “Ka nisur një fushatë dizinformimi”, Policia reagon pas deklaratave të babait të...

“Ka nisur një fushatë dizinformimi”, Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

17
0

Policia e Shtetit njofton se nuk ka një autor të dytë të përfshirë në vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij te shkolla “Fan Noli”. Reagimi i policisë vjen pas deklaratave të babait të të miturit të plagosur, shok me Martinin, i cili ndodhet ende në spital, kur tha se në ngjarje është përfshirë edhe një person i dytë.

“Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në reagimin e Policisë.

Reagimi

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së nj jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik.