Ballina Lifestyle ​Paris Hilton tregon sekretin e saj të ‘qëndrimit larg diellit’

​Paris Hilton tregon sekretin e saj të ‘qëndrimit larg diellit’

0
9

Paris Hilton ka deklaruar gjatë paraqitjes së saj të ftuar në Zach Sang Show se nuk i është nënshtruar asnjëherë procedurave estetike.

Ajo shtoi se nëna e saj e ka mësuar të kujdeset për lëkurën e saj qysh në fëmijëri.

“Kur isha tetë vjeçe, nëna ime më tha: “Paris, qëndro larg diellit”. Jam krenare që jam krejtësisht natyrale. Qëndrova larg diellit. Asnjëherë nuk kam injektuar botoks apo asnjë lloj operacioni”, tha modelja dhe sipërmarrësja 43-vjeçare.

Paris zbuloi se ka një qendër në shtëpinë e saj që përfshin trajtime të ndryshme të fytyrës, terapi me akull dhe terapi me dritë LED për përtëritje të lëkurës.

Ajo thotë se duke përdorur një brez të ngushtë të energjisë së dritës LED jo termike, procedura stimulon prodhimin natyral të qelizave për rigjenerimin e përshpejtuar të sipërfaqes së lëkurës.

Duke përshpejtuar procesin e rigjenerimit të lëkurës, zvogëlohen shenjat e dëmtimit të diellit, akneve, inflamacioneve apo edhe gjendjeve më të rënda si ekzema, psoriaza, dermatiti dhe rosacea.

Hilton po ashtu ka një dhomë hiperbarike që përdoret për terapi me oksigjen, e cila mund të shërojë indet e dëmtuara.