Avokati Naim Hasani tha përmes një interviste televizive, se pjesëmarrja e shqiptarëve në takimin që kryeministri Rama po zhvillon aktualisht në Britaninë e Madhe është shumë e ulët.
Sipas Hasanit, shqiptarët kanë një indiferentizëm shumë të madh ndaj klasës politike shqiptare, ndaj Ramës, që është arsyeja pse ata kanë emigruar, por edhe ndaj Berishës.
Hasani thotë se i gjithë takimi që Rama po zhvillon, është mbajtur sekret nga organizatorët për vetë faktin se Rama e di llojin e elektoratit që ka në Britani.
“Unë nuk kam pasur ftesë, por edhe po ta kisha pasur do ta refuzoja. Nëse i referohemi takimit të sotëm dhe mënyrës së organizmit një pjesë e madhe e organizimit është mbajtur sekret sepse vetë Rama është në dijeni të llojit të elektoratit që ka në Britani dhe dëshirës që kanë shqiptarët për të pritur kryeministrit, një ndër shkaktarët kryesorë pse ata janë sot në Britani.
Kemi pjesëmarrje të ulët, indiferentizëm ndaj vizitës së kryeministrit Rama.
Qytetarët jo vetëm që nuk kanë entuziazëm për qeverinë aktuale që nuk ka se çfarë t’u ofrojë, kemi një pakënaqësi edhe ndaj opozitës shqiptare, liderit të saj. Shqiptarët presin një politikë të re.”