Ballina Kronika Vrasja e Klaudio Prendit/ Sherri tek rrugica e “Salës” për 10 mijë...

Vrasja e Klaudio Prendit/ Sherri tek rrugica e “Salës” për 10 mijë € borxh, në kërkim “Kleo i Freskut”

0
30

Vetëm 5 ditë nga vrasja në një atentat të organizuar kundër Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, policia e Tiranës është fokusuar në skanimit e pozicionit të një personazhi që njihet në kryeqytet si “Kleo i Freskut”.

Ndërsa mësohet se ai ka lidhje miqësore me dy vëllezërit, Erlis dhe Leonard Duka, ky i fundit i arrestuar dhe po gjykohet në SPAK për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa vëllai tjetër Erlisi, vijon të jetë në kërkim.

Konflikti mes Klaudio Prendit dhe “Kleos së Freskut”, kishte nisur gati 5 ditë, para se të ndodhte ngjarja e rëndë në zonën e “Porcelanit” në Tiranë.

Sipas policisë, përplasja fizike mes dy personave ka ndodhur në zonën e njohur si “rrugica e Salës”, ku shkak i sherit besohet një shumë prej 10 mijë euro që Klaudio Prendit ia kishte borxh “Kleo i Freskut”.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, kjo është pista kryesore ku policia e Tiranës, është përqëndruar në këtë vrasje, që tronditi Tiranës 5 ditë më parë.

Ndërkohë një pistë e dytë është dhe ajo e verifikimit të informacioneve se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së babait të viktimës, pasi Fran Prendi ka punuar për disa vite me rradhë si gjyqtar i Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Posaçme SPAK.

Të dhënat e siguruara nga policia kriminale flasin se kohët e fundit është liruar nga burgu një eksponent i botës së krimit, i cili në vitin 2018, u dënua me burg nga Gjyqtari Fran Prendi.

Policia po vlerëson këto informacione për një implikim të mundshëm të këtij personi në këtë ngjarje të rëndë.