Ballina Opinion Diaspora dhe mundësitë e muguara!

Diaspora dhe mundësitë e muguara!

0
5

Nga Edvin Kulluri

Ne Shqiperia siguria dhe barazia ligjore jane ne nivele me te uleta prej 34 vitesh se ne Ballkan e jo me se ne vendet e BE, SHBA e Kanada ku kane emigruar kryesisht shqiptaret! Per kete arsye mundesite ekonomike dhe kerkesa e qytetareve per te prosperuar profesionalisht dhe per te qene politikisht te perfaqesuar si qytare dinjitoze, jane me te uleta se kudo tjeter ne perendim.

Tregu i lire dhe te drejta natyrore si ajo e prones jane vazhdimisht nen trysnine e padrejtesise se “me te fortit” dhe administrates publike jo profesionale, politike dhe te korruptuar ne mase jo te vogel. Qeverisja vendore eshte nen presionin e vazhdueshem te qeverise qendrore qe kerkon te akumuloje pushtet ne kurriz te individeve dhe komuniteteve.

Siguria e jetes dhe e prones jane te rrezikuara ne cdo kohe. Ashtu sic sherbimet publike jane te dobeta dhe nen varesi te politikave sporadike te qeverive te 34 viteve te fundit.

Shqiperia e 2024 nuk eshte ajo 1990, por eshte larg asaj qe shqiptaret perfytyronin ne ate kohe per Shqiperine e 2024-es!
Ndaj perpara se PS dhe PD te perleshin militantet neper rruget e Londres e Selanikut, mire do ishte te kishin reflektuar pse erdhem ne kete pike ku mendimi i pare qe kane njerezit ne moshe aktive pune dhe me familje per te krijuar apo kujdesur, te mos ishte dhe largimi per ne vendet perendimore. Larg vendit ku u linden e u rriten!

Kur politika te kuptoje dhe reflektoje pse ka pothuaj po aq shqiptare jashte sa ne Shqiperi, atehere nuk do kishte nevoje te cirren si patriote pas pilafit si Rama me shpuren e tij dhe revolucionare pa revolucion si Berisha me te tijet!

Mitingjet dhe anti-mitingjet elektorale te PS dhe PD, nuk jane nje mundesi per shqiptaret e larguar qe te kthehen por nje arsye me shume pse nuk meritojne asnje vote nga diaspora e aq me pak nga ata qe jetojne ne Shqiperi! Shqiperia nuk eshte nje vend i mundesive por i pamundesive per sa kam rreshtuar me lart!