Personat që shihni në foto janë Shkëlqim dhe Florian Duka, dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi.
Hetimet kanë zbuluar se ka qenë oficeri i policisë së komiaratit nr 2 në Tiranë, Shkëlqim Duka që ka kryer ekzekutimin e biznesmenit.
Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit.
Viktima po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).
Ndër personat me të cilët biznesmeni Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë dy vëllezërit, të cilët kanë rënë në prangat e policisë këtë të diel.