Ballina Politika “Turp për Ramën dhe Berishën”, Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin...

“Turp për Ramën dhe Berishën”, Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin dhe jashtë vendit nxisin dhunë e përplasje mes shqiptarëve

0
4

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas përplasjeve mes shqiptarëve në takimin e kryeministrit në Londër. Basha ka akuzuar Edi Ramën dhe Sali Berishën për nxitjen e dhunës, duke u shprehur se në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin për interesa të tyre dhe jashtë vendit nxisin dhunë e përplasje mes shqiptarëve.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se dy liderët bëjnë pazare për interesa personale, si brenda vendit ashtu edhe jashtë, ndërsa shqiptarët vuajnë pasojat.

Ai më tej shprehet se pamjet e përplasjes mes shqiptarëve janë drithëruese dhe se shqiptarët nuk duhet të përdoren si mjet për pushtetin e tyre.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Turp e faqja e zezë për Edi Ramën e Sali Berishën. Në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin për interesa të tyre dhe jashtë vendit, siç ndodhi sot në Londër, nxisin dhunë e përplasje mes shqiptarëve.

Ata kanë interes vetëm pushtetin e tyre të cilin e duan me çdo çmim edhe mbi gjakun e shqiptarëve me shpresën se do t’i shpëtojnë llogaridhënies para ligjit.

Pamjet e sotme të përplasjes mes shqiptarëve në Londër janë drithëruese. Këto pamje të shëmtuara duhet të marrin fund dhe shqiptarët të ndërgjegjësohen që të mos përdoren si mish për topat e pushtetit të Edi Ramës dhe Sali Berishës.