Ballina Sport De Bryjn: Ende nuk kam rinovuar me Sitin, mund të jetë sezoni...

De Bryjn: Ende nuk kam rinovuar me Sitin, mund të jetë sezoni im i fundit këtu

7
0

Sikurse raportojnë mediat sportive angleze, e ardhmja e Kevin de Bryjn mbetet e paqartë. Mesfushori belg tha se nuk është në bisedime me drejtuesit e Mançester Sitit për vazhdimin e kontratës së re dhe e ka pranuar se ky mund të jetë viti i tij i fundit në fanellën e “Citizens”. “Sinqerisht nuk e di”, deklaroi ylli i “Citizens” kur u pyet rreth së ardhmes së tij gjatë konferencës për shtyp sot. “Në fillim ët sezonit e dija se do të kishte bisedime, por më pas ndodhi lëndimi në Brentford. Është dashur të bisedohej për disa ditë, ndërsa bisedime kanë zgjatur 6-7 javë. I kam lënë të gjitha anash. Nuk jam shumë i brengosur. Jam mirë. Jam i lumtur, dua vetëm të kthehem dhe të luaj mirë futboll dhe të ardhmen do ta shohim”, vazhdoi ai.

Lëndimet nuk e kanë lënë rehat futbollistin kualitativ në vitet e fundit dhe po flitet se ai mund të largohet në fund të sezonit nga “Etihad Stadium”. Sidoqoftë, ai është i fokusuar vetëm tek fusha e blertë. “Përgjigjet mund t’i jap veç unë, por nuk e di. Nëse nuk do të ketë bisedime, do të jetë viti im i fundit në këtë klub, por nuk e di. Kishim bisedime gjatë verës, por më pas erdhi lëndimi dhe nuk isha në gjendjen më të mirë psikike për të biseduar. Kam nevojë të kthehem në fushë dhe të jem sërish vetvetja. Nuk ka nguti, nuk ndihem i lënë anash, nuk jam i brengosur. Vazhdimi i Guardiolës mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ndoshta do të ishte e dobishme ta kem një bisedë me Pep për të diskutuar të ardhmen time. Ka kimi, e di se si shkojnë punët”, përfundoi De Bryjn.

Ndërkohë, sulmuesi, Viktor Gyokeres bëri me dije se ai nuk do ta ndjekë ish-trajnerin e tij dhe se do të jetë pjesë e Sportingut, të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm. 26-vjeçari Gyokeres është bërë njëri ndër sulmuesit më të kërkuar në Europë gjatë ditëve të fundit. Sulmuesi suedez veçse ka 30-të gola këtë sezon, dhe jemi ende në nëntor, andaj është e arsyeshme që klubet më të mëdha të kontinentit të vjetër të shprehin interesimin për të.

Çmimi për të siguruar shërbimin e tij thuhej të jetë 60-70 milionë euro, por me interesimin e madh për të, atëherë Sportingu mund të kërkojë nga klubet e interesuara që të paguajnë klauzolën e lirimit, që kap shifrën e 100 milionë eurove. Sipas “Record”, Barcelona dhe Atletiko Madridi, janë dy ndër pesë klubet e interesuar për suedezin. Këto dy klube, së bashku me Mançester Sitin Junajtid dhe Bajernin e Mynihut kanë kërkuar ulëse në stadium për të skautuar sulmuesin suedez. Sportingu i bën vizitë Arsenalit, në ndeshjen që luhet në kuadër të Ligës së Kampionëve. Duket se garën do ta fitojë Junajtid