Ballina Lifestyle E qeshura nuk ju bën vetëm të lumtur, por edhe të shëndetshëm

E qeshura nuk ju bën vetëm të lumtur, por edhe të shëndetshëm

4
0

Pak njerëz do të argumentojnë se buzëqeshja është e keqe për ju, por kërkime të reja po tregojnë se si buzëqeshja është e dobishme për karrierën dhe mirëqenien tuaj.

Ne e dimë që buzëqeshja mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen tuaj dhe të ulë stresin. Edhe nëse buzëqeshja juaj mund të jetë e shtirur do të keni të njëjtat rezultate.

Buzëqeshja nuk ju sjell dobi vetëm brenda. Gjithashtu punon në avantazhin tuaj nga jashtë. Një studim nga Universiteti Penn State zbuloi se njerëzit që buzëqeshin janë më të pëlqyeshëm, të sjellshëm, dhe madje edhe kompetent. Tërheqja e atyre muskujve të fytyrës në një buzëqeshje është gjithashtu ngjitëse; nëse buzëqeshni dhe ata buzëqeshin, të gjithë në dhomë bëhen pak më të lumtur.

Pse është një buzëqeshje kaq e fuqishme?

Kur buzëqeshni, truri juaj është i vetëdijshëm për aktivitetin dhe në të vërtetëie mban gjurmët e tij. Sa më shumë buzëqeshni, aq më efektive jeni duke e thyer tendencën natyrore të trurit për të menduar negativisht

Shawn Achor shkruan: “Lumturia është një etikë pune … Është diçka që kërkon që truri të stërvitet ashtu si një atlet”.

Sa më shumë trainohemi, aq më lehtë mendojmë pozitivisht, mbyllim negativitetin dhe, nga ana tjetër, rrisim produktivitetin dhe kreativitetin, gjë që lejon të bëni më mirë punën dhe jetën.

Po, të gjitha këto përfitime mund të vijnë nga një buzëqeshje e thjeshtë. Sa më shumë që ta bëni, aq më shumë sinjale të trurit do të përkthehen në mendime pozitive.

Përveç gjendjes mendore, edhe buzëqeshja mund të përfundojë duke shpëtuar jetën tuaj, siç pretendon Sondra Barrett në librin e saj “Sekretet e qelizave tuaja”.

Biokimistja thotë se e qeshura çliron tensionin.

“Qelizat tona janë më shumë se thjesht marrëveshje e rastësishme e kimikateve“, shpjegon ajo. “Ata janë një komunitet me triliona të njësive të ndjeshme që bashkëpunojnë për të krijuar një vend të shenjtë për shpirtin njerëzor”.

Me të gjitha përfitimet e mësipërme, kush nuk do të donte të fillonte të buzëqeshë më shumë?