Ka nisur me tensione protesta e PD mes protestuesve dhe forcave të policisë. Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD janë përplasur me policinë te rruga e Elbasanit. Janë qindra forca policie që kanë marrë masa për protestën. Momente tensioni dhe shtyrje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Protestuesit janë përplasur me drejtuesit politikë në tubimin e PD.
“E hapët rrugën fare kështu. Kot sa na thërrisni”, thanë ata.