Ballina Politika “Policia e shtetit në shërbim të bandave”, Bardhi sulmon ministrin e Brendshëm:...

“Policia e shtetit në shërbim të bandave”, Bardhi sulmon ministrin e Brendshëm: I lidhur me bandat e Durrësit

23
0

Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi sulmoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha si të lidhur me bandat në Durrës.

Duke u larguar nga sheshi Uilson gjatë protestës së PD-së, drejt bashkisë së Tiranës, Bardhi sulmoi dhe policinë e shteti që sipas tij nuk arreston anëtarët e bandës së Elbasanit por merret me qytetarët e thjeshtë.

‘Janë ekzekutuar vetëm 5 edhe këta jashtë territorit. Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit ishite sot kundër qytetarëve. Provuan që janë narko-polici kundër qyetarëve të ndershëm. Një polici që drejtohet nga ministri i Brendshëm ushtar i provuar i bandës së Durrësit. Lidhje e vjetër e trafikut të drogës. Secili prej këtye fakteve do bëhet publik në vijim.’