Ballina Kronika Pse gjyqtarja Pajtime Fetahu urdhëroi vrasjen e Saimir Kodrës?

Pse gjyqtarja Pajtime Fetahu urdhëroi vrasjen e Saimir Kodrës?

19
0

Pajtime Fetahu është ish-kryegjyqtarja e Elbasanit e arrestuar ditën e djeshme në kuadër të megaoperacionit të SPAK. Fetahu akuzohet për përfshirje me grupet kriminale, si pjesë e klanit Çopja. Gjithashtu është bërë e ditur se kjo e fundit ka udhëruar vrasjen e gazetarit Saimir Kodra në shenjë hakmarrje.

Mirëpo, pse ish-gjyqtarja mendonte të merrte një veprim kaq ekstrem ndaj gazetarit Kodra. Emsioni “Stop”, me moderator Saimir Kodrën prej vitesh ka sjellë prova dhe dëshmi që kanë ndihmuar në ekspozimin e krimeve të Pajtime Fetahut. Madje ajo ka qenë subjekt i disa rasteve të trajtuara në emisionin investigativ “Stop”.

1. Janar 2019:

U denoncua një rast ku Pajtime Fetahu kishte dhënë dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje. Sipas ekspertizës private të kryer nga qytetarja Dafina Peci, të dyja firmat rezultuan autentike, duke ngritur dyshime për falsifikim me dijeni të gjyqtares. Ky rast u referua në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por mbeti pa përgjigje konkrete.

2. Dhjetor 2020:

Një qytetar denoncoi vonesën e zbardhjes së një vendimi gjyqësor nga Fetahu, duke e penguar atë të përfitonte pensionin nga Sigurimet Shoqërore. Emisioni kritikoi mungesën e transparencës dhe refuzimin e gjyqtares për të sqaruar situatën.

3. Tetor 2022:

Rasti i një konflikti pronësie për tokën e një qytetareje nga Elbasani, ku Pajtime Fetahu akuzohej për favorizimin e palës së kundërt përmes vendimeve të dyshimta. Dokumentet treguan mungesë koherence midis vendimeve dhe argumenteve të saj gjyqësore.

Më pas më Korrik të vitit 2023, ajo përfundoi në pranga për shkak të lidhjeve me klanin kriminal Çopja. Ish-gjyqtarja dyshohej për ndikim në proceset gjyqësore që favorizonin grupin kriminal. Më 5 nëntor 2023, hetimet për Fetahun rifilluan, me SPAK që kërkoi rikthimin e saj në burg, pasi më parë kishte kaluar në masën “Arrest shtëpie”. Ajo u akuzua për korrupsion aktiv dhe pasiv në proceset gjyqësore, përfshirë falsifikime të dokumenteve, gjë që emisioni i zbardhi me prova dhe fakte.

Në vijim janë disa prej tyre titujve të emisonit “Stop” të renditura sipas datave:

Stop-Pajtime Fetahu u kap me presh në dorë dhe pretendon për prishje imazhi.(26 dhjetor 2018)

Stop – Akt-ekspertimi provon falsikimin e vendimit nga gjyqtarja Pajtime Fetahu (06 nentor 2019)

Stop – “Predispozicioni pozitiv” gjyqtarja Pajtime Fetahu me 20% rroge me pak – 1 Dhjetor 2021

Pajtime Fetahu performon me kengen “moj lulija jone me limona” – Stop – 23 Qershor 2021

Stop – “Stopi me perndjek me dron” gjyqtarja Pajtime Fetahu justifikohet duke qare – 23 Nentor 2021

Stop- Gjyqtarja e akuzuar Pajtime Fetahu dhe shkeljet e nje procesi.(02.05.2019)

Stop-Pajtime Fetahu kërcënon gazetarin, reagojnë ashpër shoqatat e mediave.(12.06.2019)

Stop – “Stopi me perndjek me dron” gjyqtarja Pajtime Fetahu justifikohet duke qare – 23 Nentor 2021)

Stop – Skandali i gjyqtares, kallezime e ankimime ne institucionet e drejtesise! (16 janar 2019)

Stop – Pushoi ceshtjen para nje viti, Pajtime Fetahu nuk zbardh vendimin – 23 Mars 2022

Stop- Skandali/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu shantazhon gazetarin: O unë, o ju!(11.06.2019)