Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk po përjeton ditë të mira.
Tekniku spanjoll ka kaluar gjashtë ndeshje pa fitore me “Citizens”, teksa befasia më e madhe për të ishte Feyenoordi.
City barazoi me rezultat 3:3 dhe pas ndeshjes, Guardiola u shfaq me disa shenja në fytyrë.
Ai pati vija të nxira në ballë dhe kokë, dhe një prerje në hundë.
Mesa duket, këtë gjendje ia ka shkaktuar vetvetes, pas rezultatit të sontëm.
Përpara mediave, Guardiola tha se e ka bërë këtë me thonjtë e tij.
“Me gishtërinjtë e mi. Me thonjtë e mi. Dua të lëndoj veten”, tha ai me ironi.