Ballina Aktualitet Kushte të qendrueshme atmosferike dhe rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i...

Kushte të qendrueshme atmosferike dhe rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

5
0

Sot pritet të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë lindore duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen zonat malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerta ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.