Ballina Kuriozitete 21-vjeçari fiton 25,000 dollarë falë kujtimit për gjyshin e tij

21-vjeçari fiton 25,000 dollarë falë kujtimit për gjyshin e tij

11
0

Një i ri nga Iowa e ShBA-së fitoi çmimin prej 25 mijë dollarësh në lotari pasi ndaloi për të blerë lule në përkujtim të përvjetorit të vdekjes së gjyshit të tij.

Myles Jones, 21-vjeçar nga Washingtoni, i tha autoriteteve të Lotarisë së Iowas se kishte ndaluar në një dyqan për të blerë lule për nënën, xhaxhanë dhe gjyshen e tij, në shenjë nderimi për gjyshin që kishte ndërruar jetë tre vjet më parë.

Pas blerjes së një bilete të lotarisë X-tra Bingo, Jones shpërtheu nga befasia kur zbuloi se kishte fituar 25 mijë dollarë.

“Më dukej si një shaka”, tha ai. Myles beson se është gjyshi i tij që e ka ndihmuar të fitojë këtë çmim. Ai ka ndërmend t’i përdorë paratë për të shlyer borxhin e tij studentor.