Ballina Politika “Athina do të marrë 12 milje”, Berisha i rikthehet paktit detar me...

“Athina do të marrë 12 milje”, Berisha i rikthehet paktit detar me Greqinë: Kush humbi në këtë mes? Rama e thirri Belerin në Kryeministri, i kërkoi të kandidonte me PS, por ai i tha…

10
0

Kryetari i PD, Sali Berisha pati një komunikim virtual me bashkatdhetarët në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.

Ai kritikoi ashpër qëndrimet e qeverisë për çështjen e detit me Greqinë, duke i quajtur të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat shqiptare. Më tej ai tha se Athina zyrtare do të marrë 12 milje tokë nga ky pakt.

“Marrëveshja e re që po përgatitet për nënshkrim cilësohet si shumë më e pafavorshme, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit nga ana e qeverisë aktuale”, shtoi Berisha ndër të gjitha.

“PD është e vendosur për marrëdhënie të konsoliduara të fqinjësisë dhe miqësisë së mirë me vendin ku ju jetoni.

Ne arritëm në vitet e para pas një ndërprerje shumë të gjatë të marrëdhënieve mes dy vendeve, arritëm të firmosim traktatin e miqësisë dhe ai traktat i firmosur nga presidenti Stefanopulos i kohës dhe unë, ishte dëshmi e një vullneti pozitiv për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe miqësor mes dy vendeve.

Ai traktat trajtonte problematikat që ekzistonin dhe orientonte zgjidhjet e tyre. Mund të them se të gjitha qëndrimet e Edi Ramës janë të papërgjegjshme në raport me fqinjët tanë. Së pari, ai injoroi totalisht traktatin për shkakun e vetëm se ishte firmosur nga qeveria e PD.

Së pari, qeveria e PD arriti të firmosë marrëveshjen e detit me Greqinë dhe unë u them ju se ajo marrëveshje ishte, siç quhet, fitim-fitim, pra fitonte secila palë. Ajo ishte një marrëveshje e ndershme, transparente, të cilën Edi Rama e paditi në gjykatë, dhe pasi e rrëzoi në gjykatë për interesa joshqiptare, u soll në mënyrën më të papërgjegjshme me autoritetet greke. Pasi negociuan katër vite me radhë, një ditë të bukur dalin e u thonë, tani nuk na lë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kush humbi në këtë mes? Humbi Shqipëria. Pse humbi Shqipëria? Sepse mungesa e plotë e seriozitetit të qeverisë së Tiranës, bëri që qeveria greke, e cila kishte qëndruar për dekada në hapësirën 6 milje të ujërave territoriale, në përputhje me traktatin ndërkombëtar, kaloi në 12 milje. Dhe këtu Greqia nuk shkeli asnjë traktat, përkundrazi Greqia shfrytëzoi atë të drejtë ndërkombëtare që i jep traktati i detit.

Ishin këta që negociuan katër vite dhe thanë se ne nuk na lejon vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sigurisht asnjë qeveri, edhe unë po të isha, do të bëja të njëjtin vendim. Do merrja të njëjtin vendim. Atëherë Greqia shfrytëzoi të drejtën e traktatit dhe kaloi në 12 milje.

Kështu që marrëveshja që do firmoset, firmoset në kushte shumë të pafavorshme se marrëveshja e parë. Kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së Tiranës.“, u shpreh Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati një komunikim virtual me bashkatdhetarët në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.

Berisha komentoi marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku tha se jemi dy vende dhe popuj fqinje në shekuj.

Sakaq, kryedemokrati u ndal te Fredi Beleri, teksa tha se eurodeputeti u burgos pasi refuzoi të kandidonte për Partinë Socialsite.

“Qëndrimi tjetër ndaj Fredi Belerit. Tani, ju jetoni aty. Jetoni në vendin tuaj. Ju çdo ditë përpiqeni të sanksiononi të drejtat politike dhe jo vetëm ekonomike dhe kjo është shumë normale.

Sot, në hapësirën evropiane dhe jo vetëm në BE, ju shikoni se si Britania e Madhe kishte një kryeministër indiano-afrikan. Dhe zotëria filloi betejën me Fredi Belerin. Çfarë ishte beteja me Fredi Belerin?

Ua them unë ju që ta dini të gjithë. Absolutisht për refuzimin e Belerit për të kandiduar për PS-në. E thirri në kryeministri, jo, tha ai, jam i djathtë, nuk pranoj të kandidoj për ty.

Dhe filloi beteja. Krijoi një sherr, një grindje në të cilën Shqipëria absolutisht nuk kishte të drejtë, përveçse përdori gjykatën për procese të mirëfillta politike kundër tij dhe dëshmitarë të rremë, dëshmitarë të paguar për të gënjyer në procesin e tij. Dalim prapë tek diktatura pa parime, pa rregulla, pa ligje.

Interesat mafioze të Edi Ramës për brigjet e Himarës mbizotëronin mbi të gjitha interesat e tjera të qytetarëve të Himarës, të marrëdhënieve me fqinjët, etj.”, u shpreh Berisha.