Janë zbuluar të tjera detaje nga dosja hetimore 138, që lidhet me goditjen e organizatës kriminale të Suel Çelës që vepronte në Elbasan. Është zbuluar se banda e Suel Çelës ka pasur kontroll të plotë mbi ligjin në këtë qytet, duke përfshirë jo vetëm vrasjet dhe trafiqet, por edhe emërimet në administratë.
Nga lista e 21 personave të akuzuar nga SPAK, janë identifikuar edhe Marsel dhe Xhino Roka, vëllezërit e Adelajda Roka, drejtoreshës së AZHT.
Ajo, dikur juriste në një kompani çimentoje në Fushë Krujë, u emërua drejtoreshë e AZHT, duke pasur dy vëllezër, të cilët ishin ushtarë të Suel Çelës.
Por, ky nuk është i vetmi institucion që ka rënë nën kontrollin e tyre, pasi edhe Agron Roka, babai i Adelajda Rokës, ka mbajtur postin e drejtorit të burgut në Bradashesh.
Gjithashtu, në dosjet e hetimeve dalin edhe episode të tjera, ku Suel Çela dhe Klaus Matishi ndërhyjnë për të vendosur njerëzit e tyre në pozita kyçe, si në krye të Spitalit të Elbasanit, ashtu edhe në sektorin e Antidrogës të Policisë së Elbasanit.
Spitali ishte i rëndësishëm për ta për shkak të tenderëve, ndërsa pozita e drejtorit të Antidrogës kishte vlerë strategjike për të kontrolluar më lehtë territorin.
Dosja e plotë e SPAK:
Më 20.04.2020, Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah, duke i treguar se po fliste me “shokun” (Marjus Lulaj), me të cilin kishin ndarë disa detyra. Klaus i thotë se pas përfundimit të gjyqeve, shoku i tij kishte kërkuar spitalin e Elbasanit për të emëruar “Luanin” drejtor, pasi spitali kishte tendera dhe mundësi për të punësuar njerëz. Gjithashtu, Klaus planifikonte të vendoste shefin e Antidrogës për të mundësuar shpërndarjen e narkotikëve në zonën e 5-Majit dhe gjithë qytetin. Kjo i jepte përfitim, por gjithashtu lejonte kontrollin e qytetit, pasi shitja e drogës i mundësonte të mësonin informacione të reja.
Klaus Matishi: “… Zemer mfal ngeca ktu…. Joo asgje me shokun fola der tani…. Ndam ca detyra ne qytet…. Sa te marojm gjygjet i kerkova spitalet e el. Do ve luanin drrejtor. Do kerkoj dhe shefin e antidrroges. Dhe toni te shesi mall per te gjith pes main. Dhe cuna tonet. Naper qytet. Megi Fetah, … pse spitalet psh? Klaus Matishi,… Po atje ks qen ja di ai. Ka dhe lek. Tendera. Me mjafton per vene pune te fus njerzit e mi…. Plus kush shet mall do i perzem do bim ne. Ndifmojm cunat e jon. Dhe oagujm shefin. Dhe kemi me shum kontrroll ne qytet. Se malli ka thashetheme. Plus i inkursjon cunat. Knaqen brjn nai lek. Ngjon. Afron njerez.