Ballina Lifestyle Onana mbulon kostot e 1.200 operacioneve të fëmijëve nga Afrika

Onana mbulon kostot e 1.200 operacioneve të fëmijëve nga Afrika

18
0

Andre Onana ka qenë një nga pikat e pakta të ndritura në skuadrën e Man. Junajtedit këtë sezon, por portieri kamerunas është edhe më mbresëlënës me sjelljen e tij jashtë fushës.

Konkretisht, Andre Onana është fitues i çmimit për punë humanitare të dhënë nga “FIF Pro” (shoqata ndërkombëtare e futbollistëve profesionistë), pasi u zbulua se ai ka siguruar fonde për operacione për 1.200 fëmijë nga vende të ndryshme të Afrikës, në tre vitet e fundit përmes fondacionit të tij.

“Rrugës për në Mançester kalova nëpër Barcelonë, Amsterdam dhe Milano, në atë rrugë kam gjetur gjithmonë njerëz që më kanë ndihmuar të ngrihem, të jem më i mirë se sa isha.

Nuk e harroj kurrë ndihmën që kam marrë, për shkak të saj ndihem përgjegjës për të ndihmuar njerëzit e tjerë, veçanërisht fëmijët që kanë nevojë për ndihmë”, tha mes tjerash Onana.