Një i ri është arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se po planifikonte të kryente sulm me bombë.
Sipas prokurorëve në Koblenz, i riu akuzohet për përgatitjen e një akti të rëndë dhune.
Prokurorët kanë shtuar se besojnë se i dyshuari u bë radikal përmes internetit dhe shpërndau propagandë që glorifikonte veprimet e grupit të Shtetit Islamik, raporton AP.
Hetuesit kanë thënë se i dyshuari u informua përmes internetit se si t’i ndërtonte bombat.
Nuk pati indikacione se sulmin po e planifikonte ta kryente së shpejti, pasi hetuesit nuk gjetën eksplozivë apo substanca që përdoren për t’i bërë ata.I dyshuari u dërgua në burg në pritje të aktakuzës.