Ballina Kosovë Presidentja Osmani: 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e...

Presidentja Osmani: 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë

15
0

Presidentja Osmani uron 28 Nëntorin: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari! 🇽🇰🇦🇱