Klubi gjerman i futbollit Stuttgart dënoi kontrollin “disproporcional dhe poshtërues” në kufirin e Serbinë ndaj tifozëve të tyre që udhëtuan drejt Beogradit për ndeshjen e mbrëmshme kundër Cërvena Zvezdës në Beograd në kuadër të Champions League.
“Një grup prej 500 tifozësh që udhëtuan me autobus për në Beograd të mërkurën u ndalua në kufi”, – ka aportuar media serbe “Veçernj Novosti”.
“Sipas shumë tifozëve të Shtutgartit, kontrollet që kryen kanë qenë joproporcionale dhe poshtëruese. Përveç kësaj, ka pasur raportime për dhunë fizike ndaj tifozëve”, thuhet në një deklaratë të klubit të Bundesligës.
Pas këtyre kontrolleve janë kthyer 10 autobusë.
Klubi gjithashtu vuri në dukje disa sulme ndaj tifozëve të tij në qendër të Beogradit para ndeshjes.
“Situata të tilla janë të papranueshme. Ne duam të përjetojmë futbollin në një Evropë të lirë. Në vend të kësaj, ne po përballemi gjithnjë e më shumë me masa disproporcionale ndaj tifozëve, dënime e ngacmime dhe madje, me sa duket, akte dhune dhe poshtërimi”, thuhet nga Shtutgarti.
Shtutgarti rezervon të drejtën që zyrtarisht t’i dërgojë një note protestë UEFA-së, dhe siç thuhet nga klubi, shtëpia evropiane e futbollit është informuar për faktet dhe pretendon se do të hetojë rastin.