Ballina Politika Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një...

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

75
0

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme teksa foli për 28 nëntorin, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti duhet që të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar.

Ai tha se ky duhet që të jetë vitit i fundit që dy vendet janë të ndara në dy shtete.

‘Uroj që ky të jetë nëntori i fundit të ndarë, Rama dhe Kurti duhet të marr kurajën dhe të bëjnë bashkim ndoshta jo sot por s’kanë të bëhet referendum popullor që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre. Për të gjetur mundësinë e hapjes së kufinjëve. Unë mendoj se ngrirja mes dy vende do të marr fund dhe uroj që të jetë nëntori i fundit më i akullt mes dy qeverive dhe shteteve për një shtet që meriton të ketë një flamur dhe një himn’, tha ai.