Ballina Politika A do bashkëpunojë me Berishën, nëse i hiqet “non grata”? Ja si...

A do bashkëpunojë me Berishën, nëse i hiqet “non grata”? Ja si përgjigjet Alibeaj

8
0

Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të ‘Djathtas 1912’ bën të qartë në një emision televiziv se me Sali Berishën nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi apo koalicioni edhe në rast se atij i hiqet non grata. Me ish-kryeministrin dhe kryetarin e PD, nuk i bashkojnë disa vlera, ku më e rëndësishmja është mbështetja ndaj drejtësisë dhe partneriteti me aleatët strategjikë.

Deputeti Alibeaj thotë se PD është shndërruar në një organizëm të vogël privat që ka si synim veçse të luftojë organet e reja të drejtësisë. Për Alibeajn, ajo nuk është një parti opozitare, ndërsa kujton edhe bashkimin e votave PS-PD për amnistinë penale dhe Kodin e ri Zgjedhor.

“Pozicioni ynë është i qartë, s’do ketë koalicion me Berishën tani apo në të ardhmen. PD është shndërruar në një organizëm të vogël privat për ca halle të vogla private, i vetmi synim që ka është të bëjë luftë me organet e reja të drejtësisë, jo vetëm duke harruar që synimi i një partie politike të luftojë atë që është sot në pushtet, por këtë vit ka dhënë prova duke bashkëpunuar me Ramën. Bashkëpunimi për amnistinë për të goditur SPAK, dhe ca ishte akoma më i rëndë bashkëpunimi për të mbyllur listat, për ti dhënë Ramës në tavolinë së paku 12 mandate, për të luftuar lëvizjet e reja. Mund të kenë përsëri edhe nejç lloj flirti apo bashkëpunimi me pushtetin. Çfarë opozite mund të jetë kjo, nuk është opozitë. Është një fraksion i spektrit politik që pretendon të jetë në opozitë, por asgjë opozitare nuk ka në sjelljen e tyre”, tha Alibeaj.
‘Djathtas 1912’ ka bërë thirrje për koalicion me partitë e tjera opozitare, pasi sipas Alibeajt vetëm kështu mund t’i luftojnë personazhet e vjetra politike si Edi Rama e Berisha.

“Është bërë publike si qëndrim i yni, që siç ka ardhur situata sot në politikën shqiptare, duke bërë një analizë të këtyre 34 viteve, disa personazhe të vjetra të lashta janë duke u kacavjerrë tek pozicionet e tyre të partive respektive, PS dhe PD. Sot është më shumë se sa një nevojë, që të gjitha lëvizjet politike që s’kanë të bëjnë me këtë pjesë, duke ruajtur dinjitetin e tyre, do duhet të bëjnë një kapërcim të madh duke treguar një shembull të pjekurisë politike për të krijuar një front që të jetë kapërcyelli edhe psikologjik i zhvillimit politik në këtë vend. Ka 34 vite që ngelet PS-PD, Rama Berisha, Berisha-Nano. Duke sikur është mbyllur sistemi politik. Në këtë botë gjithçka ka ndryshuar nga 90 e këtej, e vetmja gjë që s’ka ndryshuar janë toponimet e vjetra politike”, vijoi Alibeaj.

Sa i takon kërkesës së PD për qeveri teknike, Alibeaj thotë se kjo është një lojë e Berishës për të ruajtuar ekskluzivitetin e opozitës. E quan një lojë, pasi Aliobeaj thotë se vetëm 3 muaj më parë, Berisha i shiti zgjedhjet duke i dhuruar Ramës 12 mandate në tavolinë me Kodin e ri Zgjedhor.

“Që ka nevojë që zgjedhjet të jenë në kushte të barabarta, kjo është pak po e sigurt. Pushteti të mos ketë instrumente më tepër se pjesa tjetër politike, që mos të përdorë administratën, të mos përdorë buxhetin, apo mjete të tilla siç janë bandat, shitblerjen e votës apo të dhënat personale. Më duket jo e sinqertë të flasësh për qeveri teknike për barazi në zgjedhje kur më 26 korrik i dhanë Ramës 12 mandate në tavolinë. Më duket si lodër, duke thënë që duke pas një qeveri teknike do fitojmë zgjedhjet, kjo tregon paaftësinë për të fituar zgjedhjet. Qeveri teknike mes PD dhe PS, mos është lojë për të ruajtur status qoun 34 vite. PD tre muaj më parë shiti zgjedhjet me 12 mandate që i dha Ramës, ndërkohë që i ka dhënë të gjitha pushtet, nuk i kërkoi as që Shqipëria të bëhej një zonë që të mos merrte mandate opozitare, hoqe dorë nga numërimi dhe votimi elektronik”, tha Alibeaj.