Ballina Rajoni Bisedat në ‘Sky Ecc’/ Kush është shqiptari i arrestuar që ‘terrorizoi’ policinë...

Bisedat në ‘Sky Ecc’/ Kush është shqiptari i arrestuar që ‘terrorizoi’ policinë në vendin fqinj për vite me radhë

8
0

Autoritetet greke kanë zhvilluar ditën e djeshme operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”. Bëhet me dije se ky operacion ka çuar në arrestimin e një shqiptari, si pjesë e grupit kriminal. Sipas Top Channel në pranga ka rënë shqiptari Sandër Pema i cili është një emër shumë i njohur për autoritetet greke, me disa precedentë penalë dhe akuza të rënda.

Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet në vendin fqinj, e që u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar. Në këtë ngjarje ishte edhe Pema prezent, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivi grekë, të cilët i vranë mikun para syve.

Në vitin 2010, Pema pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij. Më vonë ai ra sërish në pranga pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës me në biznesmenin krye Jurgen Mollën. Pema ka rritur të dalë sërish nga qelia duke përgatitur një tjetër rrjet trafikimi me kokainë, por sërish u arrestua në 2020. Nuk dihet se kur është liruar sërish, por ajo që dihet me siguri është se është arrestuar.