Vladimir Klitçko ka qenë në prag të rikthimit në ringu. Sipas “Daily Mail”, 48-vjeçari ka dashur të sfidojë kampionin e botës në IBF, Daniel Dubois në Riad më 22 shkurt.
Negociatat për një duel mes ukrainasit dhe britanikut u ndërprenë këtë javë edhe si pasojë e “farsës” mes Pol dhe Tajson.
Klitçko kishte përgatitur rikthimin e tij pas 7 vitesh nga takimi i tij i fundit, por negociatat dështuan sepse organizatorët sauditë (me në krye manjatit Turki Al-Sheikh) i druheshin përsëritjes të një farse siç ishte dueli mes Pol dhe Tajson.