I ftuar në një emision televiziv, deputeti Enkelejd Alibeaj tregon një bisedë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Alibeaj thotë se ia ka thënë në sy Berishës para tre vitesh se ai nuk është ofertë për shqiptarët dhe se nuk mund ta sjellë PD në pushtet. Alibeaj tregon se si Berisha iku nga zyra dhe më pas me ironi kujton episodin e dhunshëm në selinë blu që e rrethoi me militantë, ku thotë se u kthye për ta pushtuar.
“S’ka asnjë lloj bashkimi edhe me pjesën që unë përfaqësoj me Berishën, me atë që përfaqëson përtej non gratës, përtej sherrnajës së madhe tre vjeçare, përtej edhe goditjeve dhe baltosjes dhe qëndrimeve që mban ende Berisha ndaj sistemit të drejtësisë, apo raportit që ka krijuar me partnerët. Ajo që është e qartë sot, dhe ky ka qenë qëndrimi që kam mbajt, nuk është më ofertë për shqiptarët. E vjetra nuk mund të jetë ofertë për shqiptarët, i kam thënë në sy që nuk mund ta çojë PD në qeverisje. Mbaj mend që iku nga zyra në atë kohë për ta ardhur dhe pushtuar më vonë”, tha Alibeaj.