Ballina Kosovë Haradinaj kujton lirimin e tij nga Haga, thotë se ka besim në...

Haradinaj kujton lirimin e tij nga Haga, thotë se ka besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht po gjykohen

0
7

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma dhe partive tjera, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë qenë “titanike” përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës.

Haradinaj në përvjetorin e lirimit të tij nga Haga shtoi se lufta e UÇK-së ishte heroike.

“Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës. Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se beson në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në Hagë duke u gjykuar.

Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë”.