Ballina Kulturë Historiani Marenglen Kasmi: Ju tregoj çfarë ndodhi me gjermanët në Shqipëri pas...

Historiani Marenglen Kasmi: Ju tregoj çfarë ndodhi me gjermanët në Shqipëri pas lufte!

10
0

Historiani Marenglen Kasmi i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, deklaroi se rreth 1000 gjermanë mbetën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Kasmi thekson se vetëm 220 prej tyre u riatdhesuan.

“Në periudhën pas luftës është shkruar se rreth 220 gjermanë kanë qenë robër pas lufte në Shqipëri. Këtu kam një dokument që një ish-ushtarak Walter E’nge i dërgon Kryqit të Kuq një letër ku flet për gjendjen e ushtarëve gjerman në Shqipëri.

Ai thotë se rreth 800 robër gjerman kanë ngelur këtu pas çlirimit të Shqipërisë. Ndërkohë më rezulton që kanë qenë rreth 1000 dhe prej tyre u riatdhesuar vetëm 220. Pjesa tjetër vdiqën në Shqipëri. Të mbijetuarit ishin të shpërndarë, një pjesë prej tyre kishin plagë lufte dhe nuk mbijetuan. Pjesa tjetër u shpërnda nëpër kampe pune, pra punonin këtu”, tha historiani për Dritare TV.