Ballina Politika Roland Bejko: Berisha s’ka fituar asgjë me lirimin. Ka një parti të...

Roland Bejko: Berisha s’ka fituar asgjë me lirimin. Ka një parti të izoluar dhe më pak njerëz

22
0

Roland Bejko thotë se me lirimin nga arrest shtëpie, Berisha nuk fiton asgjë, pasi ka të njëjtën parti sa një vit më parë, por më të izoluar dhe me më pak njerëz.

Sipas Bejkos mosbindja civile e Berishës u katandis me 50 veta, pasi qytetarët kuptuan që ai betejën e ka për interesa personale, dhe jo për partinë.

“Them se ai që humbi në radhë të parë është vet z.Berisha. Duket sikur ka fituar, por s’ka fituar asgjë, janë në pikën e nisjes, ku kanë qenë një vit më parë. Ai zgjodhi të bëhet ‘martir’, ta interpretonte veten si i burgosur politik, mendoi se do i mblidheshin më shumë njerëz dhe do diskretitonte më shumë drejtësinë dhe Ramën.

Berisha është mjeshtër i alibive, unë e njoh mirë. Nga alibitë ai gjen zgjidhje për të vazhduar më tej. Ai do të duhet të mbajë premtimin në kohën që e mori PD-në dhunshëm, që ai tha do e rrëzojë Ramën, nuk e bëri për 6 muaj, provoi me revolucionin dështoi, provoi me mosbindjen civile dështoi. Mosbindja civile u katandis me 50 vetë, më shumë kishte deputetë se sa qytetarë.

Berisha s’ka fituar asgjë, sepse ka të njëjtën parti dhe më pak njerëz, sepse e kanë parë qytetarët se gjithë betejën se ka për partinë, por për interesat personale. Gjykimi do vazhdojë si të ishte me arrest shtëpie, si të jetë jashtë, madje u lirua me pretekstin që nuk ndikon më te provat. Është bërë gabim që s’është parashikuar që Berisha mund të ndikojë te çështje të tjera si 21 janari, Gërdeci, CEZ-DIA, prandaj me të drejtë SPAK-u thotë që do bëjë ankimim”, tha ai për MCN TV.

Ai thotë se Rama nuk ka ndikuar në vendimin e drejtësisë, sepse sipas tij drejtësia nuk varet nga Rama.

“Unë mendoj që Rama po të jetë ‘smart’ dhe të mos e ketë frikë Berishën t’ia japë qeverinë teknike, sepse Berisha nuk mund të bëhet kryeministër i Shqipërisë duke qenë non grata”, u shpreh Bejko.

Bejko thekson se dosja për shpalljen e Berishës non grata ka filluar në kohën e Trump-it. Sipas tij opozitën në izolim e ka futur Berisha.