Skuadra e Bodo Glimt po kalon vitet më të mira në historikun e vet.
Në katër sezonet e fundit, skuadra norvegjeze është tre herë kampion, ndërsa tashmë është pjesëmarrës i rregullt në garat evropiane.
Mbrëmë, futbollistët e Bodo Glimt vizituan “Teatrin e Ëndrrave”, ku tifozët e kampionit norvegjez kanë vendosur një rekord dhe kanë krijuar një atmosferë fantastike.
Gjegjësisht, në “Old Trafford” ishin 6714 tifozë nga Norvegjia, që është rekord i tifozëve që kanë vizituar stadiumin legjendar në një ndeshje evropiane.
Veç kësaj, brohoritjet e tifozëve norvegjezë kanë qenë të veçanta, të cilët disa herë kanë mposhtur mikpritësit dhe lojtarët e Bodos e kanë ndjerë veten sikur po luanin në shtëpi.