Disa mijëra persona protestuar për të dytën natë rresht në Gjeorgji kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar procesin e anëtarësimit në BE.
Manifestuesit u mblodhën përpara Parlamentit në kryeqytetin Tbilisi, me disa prej tyre që u përpoqën të kalonin barrierat metalike për të hyrë në godinë.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj djegës për t’i zmbrapsur. Veprimi shkaktoi reagimin e ashpër të presidentes pro-evropiane, e cila e quajti reagimin e policisë një “represion të stilit rus”.
Fitorja e partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, në zgjedhjet e tetorit shkaktoi protesta masive me opozitën që pretendonte se procesi kishte qenë i manipuluar.
Kjo bëri që euro-deputetët të kërkonin një mbajtje të dytë të zgjedhjeve nën mbikëqyrje ndërkombëtare.
Por kryeministri u përgjigj duke akuzuar BE-në për shantazh dhe duke pezulluar bisedimet e anëtarësimit deri në 2028-n.
Unioni ia dha statusin e vendit kandidat Gjeorgjisë në dhjetor të 2023-shit.