Ballina Bota Cikloni Fengal/ Të paktën 19 viktima në Indi dhe Sri Lanka

Cikloni Fengal/ Të paktën 19 viktima në Indi dhe Sri Lanka

82
0

Cikloni Fengal shkaktoi të paktën 19 viktima në Indi dhe Sri Lanka. Ndërkohe përmbytje masive pati në shtetin Tamil Nadu dhe rajonin Puducherry, pas kalimit të ciklonit nga bregu jugor i Indisë nga Gjiri i Bengalit të shtunën.

” Puducherry ishte goditur nga reshjet më të rënda të shiut në 24 orët e fundit në 30 vitet e fundit” – u shpreh zyra e motit e Indisë në rrjetet sociale të dielën.

Cikloni la disa pjesë të qytetit jugor Chennai të përmbytura.

Fluturimet nga ky qytet u pezulluan përkohësisht të shtunën, por u rinisën që në mëngjesin e hershëm të dielës, sipas autoritetit të aeroporteve të Indisë.