Ballina Kronika Dy aksidente brenda pak orësh në Kamëz dhe Tiranë/ 64-vjeçarja humb jetën,...

Dy aksidente brenda pak orësh në Kamëz dhe Tiranë/ 64-vjeçarja humb jetën, plagosen 5 të tjerë

36
0

Dy aksident kanë ndodhur brenda pak orësh në Kamëz dhe Tiranë, ku për pasojë një grua 64 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia e Tiranës sqaron se aksidenti i parë ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, në orën 17:30, ku një 30 vjeçar teksa drejtonte një makinë përplasi dy këmbësore. Njëra prej tyre nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa tjetra ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë disa orë më vonë, në në Bulevardin e Ri për në Paskuqan një 23-vjeçar duke drejtuar duke drejtuar një makinë Ford është përplasur me një mjet tjetër “Audi”. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makina.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë;

– E. H., 23 vjeç, banues në Texas, pasi në orën 22:00, në Bulevardin e Ri për në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin E. P., është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Sh., 34 vjeç, me pasagjere shtetasen A. N. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.