Ballina Kosovë ​Kurti: Është e vështirë të kontrollohet kanali i Ibër-Lepencit prej mbi 50...

​Kurti: Është e vështirë të kontrollohet kanali i Ibër-Lepencit prej mbi 50 km

24
0

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se kanali i ujit të Ibër-Lepencit është vështirë të kontrollohet për shkak të gjatësisë së tij.

Kështu u shpreh ai në konferencë për media kur u pyet se a do të mund të parandalohej sulmi terrorist i 29 nëntorit në Varagë të Zubin Potokut.

Ai tha se ushtria nuk mund të shkojë në veri si shkak i zotimit të ish-kryeministrit Thaçi.

Kurti: Imagjinata demokratike nuk arrin ta përthekoj imagjinatën kriminale (Video)

“Kanali Ibër-Lepenc është një kanal prej mbi 50 kilometra dhe natyrisht që është tejet e vështirë që ai të kontrollohet dhe të jetë nën mbikëqyrje 24/7 në tërë gjatësinë e tij. Pra, nuk bëhet fjalë për 50 metra, as për 500 metra, as për 5 kilometra. Por për më shumë se 50 kilometra. E dyta, në veriun e Kosovës ne jemi të hendikepuarmeqë ushtria jonë që nga zotimi i ish-kryeministrit Thaçi në vitin 2013 nuk mund të shkojë në veri të Ibrit dhe në këtë mënyrë atje nuk është situata sikurse në pjesët e tjera të vendit tonë. Së treti, imagjinata demokratike nuk arrin gjithmonë ta përthekoj imagjinatën kriminale dhe terroriste. Këso sulmesh u ndodhin edhe vendeve të zhvilluara demokratike e perëndimore”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

Kurti shtoi se “strukturat paralele nga nervozizmi rrisin aksionet e këtilla terroriste”.

Kurti: Strukturat paralele kanë pësuar humbje

“Së fundmi, pikërisht për shkak se e kanë humbur kontrollin me struktura paralele me grupe kriminale tash nga nervozizmi i rrisin aksionet e këtilla terroriste. Meqenëse nuk e posedojnë më veriun e Kosovës, atëherë dëshirojnë të thonë që ‘nuk do të ju lëmë rehat’. Kjo tregon se ata kanë humbur, mirëpo ata nuk dëshirojnë që ne të fitojmë. Që ne të jetojmë. Kur po them ‘ne’, nuk po mendoj vetëm shqiptarët edhe shqiptarët, serbët, romët, boshnjakët, turqit, ashkalinjtë, egjiptianët, sepse edhe në jug të të Ibrit, edhe në veri të Ibrit janë të gjitha komunitetet”, shtoi Kurti.

Kanali i ujit të Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, u dëmtua si pasojë e një sulmi terrorist mbrëmjen e 29 nëntorit nga bandat e orkestruara nga Serbia.