Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.
Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Sadushi, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit kryetari i KED është anëtari përfaqësues i Gjykatës së Lartë, ex officio.
Konkretisht anëtarët janë zgjedhur si më poshtë:
Anëtarë nga Kushtetuesja: Marjana Semini dhe Ilir Toska, zëvendësues Marsida Xhaferllari
Anëtar nga Gjykata e Lartë: Sokol Sadushi, njëkohësisht edhe kryetar i këshillit, zëvendësues do jetë Medi Bici
Anëtarë nga Prokuroria e Përgjithshme: Alma Muça, zëvendësues Thoma Jano
Anëtarë nga Gjykata e Apelit: Fuat Vjerdha dhe Enkela Vlora, zëvendësuese Elvana Çiçolli
Anëtarë nga Prokuroria e Apelit: Irma Balli e Etjen Kapo, zëvendësues Genti Xholi
Anëtar nga Gjykata Administrative: Nafije Hasko, zëvendësues Bezart Kaçkini.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Të pranishëm në proces ishin Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.