Ballina Opinion Por ka plot…

Por ka plot…

16
0

Nga Artan Fuga

Te romani i Viktor Hygoit, Viti 93, një oficeri i doli shtrati i topit nga zinxhiret me të cilët ishte lidhur në anët e anijes.
Po rrezikonte të mbyste anijen luftarake se nga dallgët shkonte andej këndej dhe godiste anët e anijes.
Oficeri e pa rrezikun dhe u hodh trimërisht duke e ndaluar shtratin e topit.
Komandanti mblodhi ekuipazhin dhe e dekoroi oficerin trim.
Pastaj dhe urdhër të pushkatohet për mosdisiplinim dhe mosbatim të urdhërave si duhet që kishin sjell rrezik.
Edhe hero, edhe kriminel, edhe oficer, edhe detar, edhe monarkist, kështu është njeriu, jo të gjithë, sidomos në shoqërinë tonë që e kanë konceptuar si xhungël.
Nuk ka nevojë në çdo rast për dilemën : Ore ky iksi është oficer, apo kriminel?
Mund të jetë fare mirë të dyja! Ku është problemi këtu?
Edhe nëpunës, edhe militant, edhe batakçi… jo të gjithë por ka plot.
Edhe deputet, edhe ministër, edhe tip mashtruesi dhe hajduti ali baba … jo të gjithë, por ka plot.
Edhe pedagog, edhe bandit, edhe i korruptuar, jo të gjithë por ka plot.
Edhe gjykatës, edhe i korruptuar, edhe i padrejtë, jo të gjithë por ka plot.
E kështu me rradhë…