Ballina Politika Avokat Rezart Kthupi: Ja pse u shkëputa nga Basha, cfarë ndodhi me...

Avokat Rezart Kthupi: Ja pse u shkëputa nga Basha, cfarë ndodhi me vulën në gjykatë, cilat janë pritshmëritë si avokat në raport me gjykimin në Gjykatën e Lartë dhe si lindi “Djathtas 1912” dhe pse u zgjodh ky emertim

0
113

Ju keni qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike (të quajtuar të vulës) deri në muajin qershor të këtij viti. Mund të na shpjegoni cfarë ndodhi me gjyqin në Gjykatën e Apelit dhe pasojat që ai kishte?

Publiku është në dijeni të një beteje ligjore dhe politike të nisur me 9 shtator 2021 e që vijon ende sot për disa. Proceset gjyqsore në gjykata, në këndvështrimin tim dhe të shumë prej kolegëve të mi, kishin për qëllim të ruanin një Parti Demokratike, sa më të ngjashme dhe sa më bartëse të idealeve mbi të cilat ajo u themelua në dhjetor të vitit 1990. Nëse do të bëni një kthim në kujtesë do të vini re që Partia Demokratike u themeluar për të luftuar kultin e individit dhe për të rrëzuar një sistem që kishte kufizuar individin sit ë tillë dhe liritë natyrore të tij. 34 vjet më vonë jemi sërish në të njëjtën pikë. Partia që u krijuar për të luftuar kultin e individit është partia që ka ngritur në piedestal një individ të ri. Ky ishte në thelb, përtej teknikaliteteve ligjore, shkaku i gjyqit që përfundoi me datë 11 qershor 2024 duke i rikthyer ose duke njehsuar edhe në mënyrë ligjore Partinë Demokratike me individin Sali Berisha.  Revolucioni u bë i plotë. Partia që e filloi luftën kundër kultit të individit u bë partia e kultit të individit.

Cfarë ndodhi pas gjyqit dhe pse ndodhi shkëputja nga Basha?

Pati mbledhje të disa strukturave (për komoditet po vazhdojmë ti quajmë struktura ndonëse në konceptin ligjor të fjalës kishin pushuar së qëni të tillë menjëherë pas vendimit të gjykatës së apelit). Në këto mbledhje u qëndrimi që duhet të ushtrohej rekurs e së bashku me rekursin të fillonin edhe veprimet për krjimin e një subjekti të ri politik. Ka pasur shumë skepticizëm lidhur me krijimin e subjektit të ri, por ky ishte qëndrimi i formuluar dhe që duhet të bëhej publik nga zoti Basha pas mbledhjes së datës 14 qershor 2024. Nëse do t’i kthehemi deklaratës së dhënë për mediat menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së datës 14 qershor, ndryshe nga sa u diskutua në mbledhje zoti Basha e vuri theksin tek rekursi dhe vetëm në fund të deklaratës shkarazi, dhe me këmbënguljen e gazetarëve, përmendi mundësinë e krijimit të një subjekti të ri politik. Ky ishte sinjali i parë që po krijohej një divergjencë qëndrimesh dhe dy rryma të ndryshme brenda ish strukturave, deri atëherë, të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër në aspektin politik u krijuar një situatë në rradhët e deputetëve që kërkonte një qëndrim publik. Zoti Alibeaj në mbledhjen e datës 11 qershor (menjëherë pas marrjes së vendimit të Gjykatës së Apelit) deklaroi se do të paraqiste dorëheqjen nga grupit parlamentar i Partisë Demokratike, duke shpjeguar që nuk mund të pranonte që ishte më deputet i Sali Berishës. Në fakt qënia deputet në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, në momentin që kryetar I saj u kthye Sali Berisha ishte një situatë që kërkonte një zgjidhje politike dhe në optikën time e vetmja zgjidhje ishte dalja jashtë grupit parlamentar. Në asnjë nga mbledhjet e mbajtuar edhe me deputetët edhe me strukturat e tjera kjo ceshtje nuk u shtruar jo vetëm për zgjidhje por as për diskutim. Kjo situatë paqartësie vazhdoi deri në ditën kur zoti Alibeaj dha dorëheqjen nga Grupi Parlamentar duke dalë deputet i pavarur. Ky veprim u ndoq nga zonja Acka dhe zoti Agalliu. Daljet nga grupi parlamentar krijuar një ndarje ndërmjet deputetëve që ishin qartazi kundër zotit Berisha duke preferuar të dalin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe zotit Basha, i cili ndonëse vijonte të ushtronte funksionin e kryetarit të një struktura në hije, mbeti deputet i Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën. Përvec sa më sipër në publik, pa asnjë konsultim me strukturat, filloi të artikulohej togfjalëshi “demokratët euroatlantikë” i cili shoqërohej me simbolet e Partisë Demokratike, duke dhënë në këtë formë nocionet e një fraksioni brenda kësaj të fundit më shumë se sa një grupim me një identitet politik qartësisht të ndryshëm nga ai i Partisë Demokratike. Gjithashtu nga diskursi publik i zotit Basha u zhduk ideja e krijimit të një subjekti të ri politik, ide që u zëvendësua me premtimin për marrjen pjesë në zgjedhje, por pa specifikuar mënyrën se si. Të gjitha veprimet e mësipërme thelluan një ndarje që kishte filluar të përvijohej gjatë muajit qershor ndërmjet një grupimi që kërkonte krijimin e një subjekti të ri politik dhe vijimësinë e një identiteti politik të qartë të krijuar përgjatë viteve 2021 – 2024 dhe zotit Basha dhe mbështetësve të tij që synonin të mbeteshin në pritje të një vendimi të Gjykatës së Lartë për vulën dhe logon e Partisë  Në pyetjen tuaj ju përdorni temrin “shkeputje”. Në fakt nuk ishte e tillë. Është më shumë një ecje përpara. Grupimi që mbështeste idenë për krijimin e një subjekti të ri politik vendosi të vazhdojë rrugën përpara pa mbetur peng i një vendimi të mundshëm të Gjykatës së Lartë, por duke vijuar me një aksion politik të filluar ndonëse nën logon dhe emrin e Partisë Demokratike, qartësisht me një identit të pastër politik të djathtë.

Cilat janë pritshmëritë tuaja si avokat në raport me gjykimin në Gjykatën e Lartë ?

Personalisht e kam shprehur mendimn tim në të gjitha mbledhjet në të cilat kam marrë pjesë, duke deklaruar që mosveprimi në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë do të ishte një humbje kolosale kohe dhe momentumi politik. Deri tani faktet më kanë dhënë të drejtë. Deri sot që flasim Gjykata e Lartë ende nuk ka shpallur një datë për gjykimin e cështjes, c’ka do të thotë që të paktën për vitin kalendarik 2024 cështja e Partisë Demokratike nuk do të merret në shqyrtim nga kjo gjykatë.  Në opinionin tim si avokat, në rastin më të mirë të mundshëm Gjykata e Lartë do t’a kthejë cështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë. Duke marrë në konsideratë faktin që gjyqi në rastin më të shpejtë të mundshëm do të zhvillohet në janar të vitit 2025 më rezulton që nuk ka asnjë vendim të mundshëm gjykate që do të jepte efekte për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Këtë qëndim dhe analizë e kam bërë të qartë në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë, Kolegjit të Kryetarëve dhe grupit të deputetëve të datës 11 qershor 2024 ku jam shprehur se nuk mund të mbetemi në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë, pasi pritja mund të na shpinte në kushtet e pamundësisë për të marrë pjesë në zgjedhje.

Si lindi “Djathtas 1912” ?

Filloi si një ide individuale e personave të ndryshëm, si një deduksion llogjik dhe si nevojë për të ruajtur një identitet politik të krijuar dhe të mbajtur gjallë me shumë kosto personale. Diskutimet për krjimin e një subjekti të ri politik filluan menjëherë pas marrjes së vendimit nga Gjykata e Apelit (gjyqi për vulën). Fillimisht në formën e diskutimve dhe qëndrimeve individuale në mbledhjet e strukturave dhe më pas me krijimin e një bërthame që e zhvilloi idenë, krijoi një projekt dhe në fund e konkretizoi atë me datë 12 tetor.  Për t’u treguar i sinqertë nuk ka qënë një proces i lehtë. Grupimi  që e nisi si ide përbëhej nga individualitet që duhet të brendësonin idenë e grupit, funksoinimit në grup dhe kolegjialitetit të drejtimit dhe vendimeve. Ajo që është e rëndësishme është fakti që të gjithë ata që e filluar këtë rrugëtim vazhdojnë të japin kontributin e tyre në cuarjen përpara të këtij projekti dhe ndërtimin e një partie politike që mishëron pikërisht ato ideale mbi të cilat e filloi rrugëtimin Partia Demokratike dhe ndërtimin e një të djathte e cila i ka munguar Shqipërisë vecanërisht pas vitit 1990. “Djathtas 1912” lindi nga nevoja për një platformë të re politike që mishëron vlerat autentike të djathtës shqiptare, të cilat janë lënë pas dore nga partitë ekzistuese. Pas shumë viteve zhgënjimesh dhe kompromisesh të pashpjegueshme, ne kemi ndjerë detyrimin për të krijuar një lëvizje që rikthen dinjitetin, integritetin dhe vlerat kombëtare si themele të politikës shqiptare.

Pse zgjodhët emërtimin “Djathtas” ?

Ky ka qënë një nga debatet më të gjata për të qënë i sinqertë. Mendimet ndaheshin në dy rryma. Rryma e parë ishte ajo që mendonte se duhet të zgjidhnim një emër të përgjithshëm i cili do të mund të përfaqsonte cdo njeri pavarësisht bindjeve të tij politike duke futur në një thes të madh cdo votë të mundshme. Rryma e dytë ishte për një qasje radikale dhe të qartë. Ne ishim dhe jemi të gjthë të djathtë. Ata që ishin apo nuk ishin në Partinë Demokratike janë të djathtë në bindje. Pikërisht për këtë arsye qëndrimi më i sinqertë me veten dhe me këdo që është apo do të bëhet pjesë e kësaj partie ishte të deklarohej qartë që në emrin e saj se cili ishte spektri politik të cilit i përket. Zgjodhëm “Djathtas” pikërisht për të treguar qartësinë në mendimin dhe qëndrimin tonë politik, por njëkohësisht edhe vendosmërinë për të ndërtuar një parti politike që mund të mbushë boshllëkun e krijuar nga mungesa e një subjekti politik me prirje qartësisht të djathtë në Shqipëri.

Çfarë përfaqson dhe për çfarë qëndron “Djathtas 1912” ?

Ditën që Grupi Nismëtar vendosi të shpallte lëvizjen për krijimin e partisë “Djathtas 1912” janë miratuar dy dokumenta. I pari është statuti i partisë dhe dokumenti i dytë është “Karta e vlerave dhe parimeve”. Karta, e cila në gjykimin tim është dokumenti më i rëndësishëm i miratuar deri tani, është një përmbledhje e qëndrimeve dhe orientimit politik që partisë që po krijohej. Jo vetëm këmi deklaruar që jemi të djathtë por kemi shkruar edhe pse jemi të djathtë dhe për cfarë vlerësh qëndrojmë, besojmë dhe duam të promovojmë. Në thelb të qëndrimit dhe vizionit tonë politik është individi, familja, prona, vetqeverisja dhe liria e besimit. Ne besojnë në parimet e spektrit të djathtë i cili ka në themelet e tij lirinë e individit si baza e të gjithë e kohezionit shoqëror, ekonomik dhe politik. Për Ne përfaqësimi sa me i drejtëpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetëzimi i lirisë. Ne besojmë tek individi dhe të drejtat natyrore, politike e ekonomike e të patjetërsueshme për jetën, lirinë, ndërgjegjen, fjalën e lirë dhe ushtrimin e lirë të fesë, të drejtën për të qënë i lumtur, për të pasur pronë, për të ndërtuar pasuri dhe për të mbrojtur veten dhe familjet. Nga individët ndërtohen familjet e mbi familjes ndërtohet komuniteti dhe shoqëria. Ne besojmë në një Shqipëri të fortë, sovrane dhe të ndërtuar mbi parimet e lirisë individuale, përgjegjshmërisë shtetërore dhe respektimit të ligjit. Qëllimi ynë është të nxisim zhvillimin ekonomik, të mbështesim sipërmarrjen, dhe të garantojmë mundësi të barabarta për të gjithë, pa harruar të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë.Ne besojmë se liria e tregut është rruga më e mirë për përmirësimin dhe rritjen e ekonomisë dhe shpërndarjen sa më të drejtë të pasurisë. Ne besojmë se konkurrenca duhet të inkurajohet ndaj ndërhyrja e shtetit dhe rregullimi duhet të kufizohen duke mos cënuar zbatimin e ligjit. Njerëzit janë më të aftë për të marrë vendime për jetën dhe begatinë e tyre sesa burokratët. Sistemi i sipërmarrjes së lirë është baza e zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë. Ekonomia kombëtare duhet të bazohet tek prodhimi. Po ashtu shpërndarja e drejtë e aseteve kombëtare është jetike për një shoqëri të drejtë për këdo. “Djathtas 1912” është një thirrje për të gjithë ata që duan një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe të bazuar në vlerat e saj të pastra kombëtare dhe konservatore. Ne nuk jemi këtu për të përçarë, por për të ndërtuar një të ardhme ku interesi kombëtar mbizotëron mbi çdo interes personal apo partiak.