Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme në Tiranës. Sipas informacioneve policore, shtetasi me iniciale A.T., dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij në Rrugën e Dajtit. Si pasojë e dëmtimeve, 63-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.” thuhet në njoftimin e policisë.