Ballina Aktualitet GJKKO heq masën e arrestit ndaj 6 pedagogëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”,...

GJKKO heq masën e arrestit ndaj 6 pedagogëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, rikthehen në detyrë

98
0

Gjykata e Posaçme anti-korrupsion ka vendosur ditën e djeshme heqjen e masës së sigurisë për gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të cilët u arrestuan në lidhje me veprën penale të korrupsionit.

BalkanWeb mëson se pas heqjes së masës së sigurisë, të gjashtë pedagogët do të kthehen në detyrë.

Pas një hetimi disamujor organi i akuzës shprehej se kishte mbledhur prova që vërtetonin se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit.

Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar postin për të ndikuar si tek pranimet e reja ashtu edhe tek nota kaluese e studentëve të mësuesisë. Lidhja mes pedagogëve dhe studentëve kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.