Ballina Opinion Kreu i SPAK, Z.Altin Dumani meriton të shpallet Njeriu i Vitit 2024

Kreu i SPAK, Z.Altin Dumani meriton të shpallet Njeriu i Vitit 2024

28
0

 Nga Skënder KAPITI

Nëse mbahet një sondazh serioz dhe nëse ky sondazh do të organizohej nga një institucion transparent, i besueshëm nga publiku, serioz, i paanshëm dhe jo politik në Shqipëri, dhe në atë sondazh të listoheshin personalitet më të mira politike, akademike, sportive,letrare, juridike etj.,vleresoj se më meritori për t’u shpallur njeriu i Vitit 2024 do të ishte  Kryetari i SPAK-ut , Z. Altin Dumani.Kjo për faktin se publikisht dhe mediatikisht ai është personi më i vlerësuar dhe më i respektuar  për aftësinë, profesionalizmin, përkushtimin, seriozitetin, për ndershmërinë, për përgjegjshmërinë, guximin patriotik dhe të suksesit në kryerjen e detyrës së vështirë të Kryetarit të Strukturës së Posacme  Antikorrupsion. Korrupsioni, kjo plagë e rëndë prej së cilës po vuan Shqipëria prej mëse 30 vitesh, korrupsioni i cili ishte bërë kërcënim për sovranitetin kombëtar dhe që ishte bërë i pandëshkueshëm e i pasfidueshëm, sot SPAK ka bërë të mundur që askush të mos jetë mbi ligjin, as mbi shtetin dhe as mbi drejtësinë. Tani falë SPAK-ut, drejtuar me kompetencë nga z.Dumani po funksionojnë drejtësia e ligji, dhe shqiptarëve u është kthyer besimi te shteti e drejtësia.Dhe prandaj them se z.Dumani e meriton të jetë njeriu i vitit 2024.

Të gjithë kombit shqiptar i Uroj Gëzuar Festën e Pavarësisë, urim i vecantë në këtë ditë feste  i takon  SPAK-ut, Drejtësisë së Re.Vazhdimisht por sidomos gjatë këtyre ditëve të festave të Nëntorit shqiptarët urojnë  gëzuar pavarësinë, por njëkohësisht në emisionin Miremengjes me Bashkim Hoxhën në TV ABC NEWS dëgjohet e vërteta dhe flet realiteti se si i gjen shqiptarët 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, dëgjohet   te emisioni i zërit të qytetarit të lirë dhe jo politik  ku  mundësohet të thuhet  fjala e tyre; qytetarët aty shprehnin kritikën ,pakënaqësinë dhe protestën e tyre ndaj politikës dhe politikanëve shqiptarë, ndaj papunësisisë, eksodit, degjon zërin protestë të tyre për padrejtësitë, për pronat,  për  cmimet e larta, për pensionet e ulëta dhe sidomos kundër korrupsionit. Aty dëgjohen që qytetarët që thonë se kjo festë është për politikanët, për oligarkët, për “parelinjtë” qeveritarë  sepse ata kanë mundësinë që të festojnë pasi  ata kanë privilegjet, kanë paranë dhe kanë të gjitha të mirat që atyre ua siguron politika, korrupsioni dhe hajnija. Madje këta me familjet e tyre edhe pushimet e Festave të Nëntorit shkojnë dhe i festojnë jashtë Shqipërisë. Dhe ajo për të cilën shqiptarët janë sot  optimist dhe ku është besimi  është puna e SPAK-ut, është Drejtësia e Re e cila po cmonton dhe po clirion sistemin,Shtetin dhe shoqërinë nga korrupsioni i cili është  kërcënim për Sovranitetin Kombëtar. Vendosa këtë urim per SPAK-un ne kete  shkrim sepse Shqipëria që prej 112 vitesh shtet i pavarur, gjithmonë Shqipëria ka pasur problem ndërtimin e shtetit ligjor, funksionimin e ligjit demokratik;ka pasur problem diktaturën, autokracinë dhe korrupsionin.Me Veting-un në drejtësi  dhe  me SPAK-un Shqipëria po clirohet nga korrupsioni i cili përbën kërcënim për sovranitetinn kombëtar. Aktualisht në përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë , ky përvjetor politikën shqiptare e gjen në një gjëndje mëse mjerane, një politikë parlamentare, qeveritare dhe me një administratë të korruptuar,të papërgjegjshme dhe të pandjesi shoqërore. Kjo politikë nuk ka të drejtë që as të duket në këtë përvjetor pavarësie dhe jo më të japë e të bëj moral demokratik e patriotik me Ditën e Pavarësisë. Partitë kryesore politike dhe të gjitha fantazmat politike të tjera  në fakt e kanë falimentuar pluralizmin politik, e kanë kapur atë dhe demokracinë,e kanë kapur drejtësinë dhe shoqërinë.  Ato vetë janë kapur nga korrupsioni, bashkëveprojnë në korrupsion dhe demokracinë e kanë fasadë. Partitë politike shqiptare  nuk kanë demokracitet të brëndshëm, por janë thellësisht autokratike  dhe si të tilla ato e mbajnë peng demokracinë, zhvillimin  dhe integrimin e vëndit.Problemi më i madh që Shqipërisë i ka ardhur nga e gjithë politika shqiptare është korrupsioni, dhe përderisa korrupsioni përbën rrezik dhe kërcënim për sovranitetin kombëtar si dhe përderisa politika e këtyre partive e mbajnë vëndin me paqëndrueshmëri politike dhe në moszhvillim ekonomik dhe me keqfunksionim të politikës ,demokracisë dhe të shoqërisë, në këtë përvjetor pavarësie të Shqipërisë shqiptarët do të duhej që të bënin protestë kundër kësaj elite politike, dhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm duhet detyrimisht që ta ndëshkojnë ketë politikë të papërgjegjshme kombëtarisht.  Me të vetmen gjë që mund të  krenohet vendi sot është drejtësia e re, të cilës i uroj Gëzuar Pavarësinë,  sepse ajo dhe aleati i madh i shqiptarëve ,SHBA-të po e clirojnë shtetin shqiptar nga kthetrat dhe prangat e korrupsionit.

Sovraniteti  kërcënohej nga krimi dhe korrupsioni politik.

SPAK-ut i urojmë sukses në punën e madhe të përgjegjësisë kombëtare, atë të kthimit të besimit të shqiptarëve të drejtësia dhe te shteti;SPAK të vazhdojë me pastrimin e sistemit gjyqësor, në hetimin dhe në ndëshkimin e gjyqtarëve e prokurorëeve me aktivitet dhe me  lidhje krimi e korrupsioni. SPAK njëkohësisht po i bën edhe politikës shqiptare pastrimin dhe Veting-un. Do kishte qenë mirë që të dëbohen  nga sistemi të gjithë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë, madje SPAK-u duhet të pastrojë edhe veten e tij nga gjyqtarët dhe prokurorët që janë në radhët e tij, sepse është shumë e vështirë që të gjënden gjyqtarë e prokurorë të kërtij tranzicioni që të jenë të pastër dhe të painfektuar nga korrupsioni, pasuria dhe nga paraja e ndotur e krimnit, drogës e korrupsionit dhe nga mercenarizmi i politikës dhe krimit.