Ballina Kosovë Kryeministri Kurti sot në Bruksel do të takojë shefen e diplomacisë evropiane

Kryeministri Kurti sot në Bruksel do të takojë shefen e diplomacisë evropiane

30
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Bruksel do të takohet me shefen e re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.

Ky është takimi i parë i Kallas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që nga marrja detyrës së përfaqësueses së lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, detyrë kjo të cilën Kallas e nisi më 1 dhjetor.

Takimet do zhvillohen në margjinat e darkës së punës të cilën presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta do të zhvillojë sot me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta, për nesër (e mërkurë) sipas agjendës nga ora 09:30 do të takojë edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.