Ballina Ekonomia Muço: Buxheti i këtij viti nuk ka rritje pensionesh, indeksimi në masën...

Muço: Buxheti i këtij viti nuk ka rritje pensionesh, indeksimi në masën 1.5%

64
0

Drejtuesi i departamentit të Ekonomisë në Partinë Demokratike, Klodian Muço, theksoi në tryezën e buxhetit të organizuar nga opozita se indeksimi i pensioneve me çmimet reale në vend nuk shkon më shumë se 1.5%, çka është një rritje e papërfillshme. Sipas Muços, edhe për këtë vit, në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar fond për 722 mijë pensionistë, ndërkohë që vendet e rajonit kanë pasur rritje të konsiderueshme deri në 52 %. Në lidhje me këtë problematikë Muço solli në vëmendje rritjen e pensioneve që u bë këtë vit në Kosovë, apo dhe në vende të tjera si Mali i Zi apo Serbia.

“Sa i përket 722 mijë pensionistëve ata do të duhet të presin ardhjen e Partisë Demokratike pasi për ta edhe pse kanë kaluar tashmë 10 vjet nga reforma e dështuar e pensioneve përsëri qeveria u thotë prisni, apo u premton se do ketë rritje. Por në fakt buxheti i 2025 nuk e thotë këtë gjë”, deklaroi Muço.