Ballina Politika Nuk deklaroi blerjen e banesës, SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD,...

Nuk deklaroi blerjen e banesës, SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani

62
0

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani është dërguar për gjykim nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë. Pas hetimit pasuror, SPAK ka dërguar dosjen në GJKKO ku tashmë pritet të vendoset seanca paraprake për të vlerësuar nëse kalon ose jo për gjykim.

Vetë Dogjani, në prononcimet për mediat ka pranuar se është nën hetim pasuror nga SPAK, që e akuzon se nuk ka deklaruar shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006. Sipas Dogjanit kallëzimi u bë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

Në hetim nga SPAK është edhe deputeti tjetër demokrat Luan Baçi edhe ai në hetim pasuror pasi akuzohet nga ish ortaku se pastroi e fshehu 1.5 mln euro.