Pesë muaj para fushatës për zgjedhjet e reja, pyetja që shtrohet më shumë në Durrës ka të bëjë me një fakt që ose është standart i dyfishtë i drejtësisë dhe në këtë rast SPAK-u, ose strategjia e Ramës për të kompesuar “kompesimin” që i solli Dako si kryetare bashkie. Më konkretisht Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin për deklarimin fajtor të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Drejtësia këtu është normale edhe pse mund të kishte apo do të ketë të tjera akuza rreth Dakos të cilit i mjafton ky vendim për të qenë jashtë politikës dhe funksionëve publike deri në moshën e daljes në pension që përkon me këtë vendim që është prej 5 vitesh. Por nisur thjeshtë nga këto akuza që janë “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim për faktin penal të ndërtimit të pallatit të ndërtuar nga shoqëria “Fakle” sh.p.k. por edhe për projekt zbatimin e shëtitores bregdetare. Lidhur me akuzat dhe vërtetimin e tyre që Dako është fajtor drejtësia është në të drejtën e saj. Madje edhe vetë Dako duket se është i kënaqur me këto akuza kur është një nga emrat që së bashku me Berishën janë shpallur non grata nga Amerika. Por ndërsa Dako ka tashmë një akuzë dhe ka tashmë një vendim , ajo që pop ret ta marri atë është kryebashkiajkja e Durrësit Sako. Nëse I hedh një sy dosjes së Dakos dhe Sakos kuptohet lehtë se cfarë loje të pështirë ka bërë Rama për ti treguar Dakos se atë e do fort po të dy kandidaturat Sako janë debile firmash për të cilët ai duhet të vuaj pak telashe. Kjo nuk ka lidhje financiare se Dakos aq I kullojnë betionieret rrugës. Kjo ka lidhje me keqpërdorimin që Rama po i bën Dakos. Ai ka qenë pengu më I madh I Ramës kur është arrestuar dhe Rama I ka shkuar në burg për ta takuar, gjë e cila është vërtetuar edhe nga njerëz brenda PS. Ka qenë po Rama i cili nuk e ka kapërdi dor Dakon në burg dhe ka ndërhyrë për ta dërhuar në Shtëpi. E gjithë lidhja është e thjeshtë. Dako I kishte besuar celsat një emir që as e kishteëgjuar kurrë, askush në PS as e njihte kush për politikane, madje nuk kishte qenë kurrë as komisionere as edhe një herë, po ama kishte qenë te zyra e shrebimëve në bashki, një punonjëse që kishte firmosur tendera, kishte firmos urdhëra të Dakos dhe kjo ishte arsyeja që ai për të mbulua si macja jashtëqitjen e dërgoi si emër te Rama. Kjo ishte Sako e dytë pasi e para kishte hapur një hetim për tenderat e Dakos, kishte thërritur krimin ekonomik për ta zbuluar atë dhe kishte mësuar skemën se si një shofer dhe një zëdhënës bënin kërdinë në bashki. Ajo i hoqi nga puna, Dako hoqi kryebashkiaken. Fakti që Rama ka shkuar dhe e ka takuar Dakon, madje është shprehur se dhimbjen më të madhe e ka për Gjushin dhe jo për Terin, se ai i bën më shumë punë në fushatë edhe pse në dy fushata në ekstrem, ka qenë Lefter Koka ai që ka mundësuar mandatin edhe të Gjushit po edhe të PS. Por përgjegjësitë janë personale, aq më shumë kur të vijnë nga Amerika mesazhet. Për bllokun e Ilir Metës përgjegjësitë nuk ishin personale, për vjedhjet e Dakos, Ilir Beqjas etj gjërat janë personale. Tani gjërat janë krejt ndryshe dhe nuk janë me bllok, po janë me një instituticion që e njeh edhe vetë zoti Rama. Institucioni në fjalë quhet KLSH dhe ka deklaruar se kryebashkiakja e Durrësit ka vjedhur, abuzuar me rreth 6 milion euro. Nga auditimi i 6 procedurave të prokurimit publik gjatë vitit 2022 me vlerë totale 5.2 milion euro, janë gjetur shkelje për përllogaritje të gabuar e fondit limit, hartim i kritereve për kualifikim të paargumentuara, janë skualifikuar padrejtësisht OE me ofertat më të ulëta, dhe janë kualifikikuar OE të shpallur fitues në mospërmbushje të kritereve të kualifikimit. Po kështu sipas saj, Bashkia Durrës, ka lejuar ushtrim aktiviti nga subjekte private në pasuri shtetërore pa Kontratë-Qiraje. Pra e zgjedhura e Gjushit që e emëroi me vota banditësh që sot po i marrin lejet e ndërtimit me premtimin që do të rregullonte Durrësin ka rregulluar deri tani fytyrën e saj dhe kjo duket tashmë po ka mbushur edhe xhepat e atyre që janë në periferi të Durrësit. Kryetarja e bashkisë së Durrësit nuk akuzohet po KLSH që është institucion shteti ka provuar se ajo ka lejuar ushtrim aktiviteti nga subjekte private në pasuri shtetërore pa Kontratë-Qiraje. Janë të paktën 34 raste ku edhe pse ka procesverbal konstatimi për ndërtime pa leje, nuk është vjiuar procedura brenda afatit për nxjerrjen e vendimit për “Prishje Objekti të Kundërligjshëm“ dhe vendimit për “Dënim me Gjobë“. Absurdi shkon se nga 119 vendime për “Prishje e Objektit të Kundërligjshëm“, janë të ekzekutuara vetëm 25 vendime. “Urdhërat e Ekzekutimit“ për prishjen e objektit të kundërligjshëm, nuk zbatohen duke vijuar me prishjen e objekteve me justifikimin se mjetet ekskavator mund të dalin jashtë përdorimit gjatë procesit të ekzekutimit. Po edhe më tej Vendime “Për Dënimin me Gjobë“ të pa likujduara. Detyrime në vlerën 7.3 milion euro, dhe për pakësimet e tyre nga Bashkia Durrës nuk administrohet asnjë dokument për vlerën e pakësuar. Kontrata qiraje të cilat nuk zbatohen por tejkalojnë hapsirat publike të përcaktuara në to duke sjellë mungesë të ardhurash. Administrimi dhe mbledhja e taksave dhe tarifave vendore në mosrespektim të menaxhimit financiar dhe kontrollit. Nga auditimi i 6 procedurave të prokurimit publik gjatë vitit 2022 me vlerë totale 5.2 milion euro, janë gjetur shkelje për përllogaritje të gabuar e fondit limit, hartim i kritereve për kualifikim të paargumentuara, janë skualifikuar padrejtësisht OE me ofertat më të ulëta, dhe janë kualifikikuar OE të shpallur fitues në mospërmbushje të kritereve të kualifikimit. Nga auditimi i zbatimit të punimeve të ndërtimit të 7 kontratave për punë publike, me vlerë totale prej 2.8 milion euro, rezultuan punime ndërtimi të pakryera. Përdorim pa efektivitet të fondeve në Bashkinë Durrës. Taksat e ndikimit në infrastrukturë janë përllogaritur në mënyrë të parregullt. “Depozitimi i mbetjeve urbane”, me vlerë të kontratës 2.8 milion euro pa tvsh, realizuar nga OE “Integrated Energy BV spv ” (për 12 muaj), rezultoi se në kontratë nuk ekzistojnë specifikime teknike të detajuara, nuk ka një peshore dhe as persona përgjegjës për peshimin e mbetjeve para transportit për në Landfill-in e Sharrës, duke mbartur riskun për shifra fiktive të ardhura nga Furnizuesi dhe për pagesa të pajustifikuara. Bashkia Durrës, përfaqësuar nga titullari institucionit, si personi i ngarkuar nga ligji, nuk ka kryer ekzekutimin e Vendimit Gjyqësor të Formës së Prerë. Titullari i Bashkisë Durrës nuk ka ngritur komision për nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve, duke sjellë si pasojë moskryerjen e procedurës së nxjerrjes jashtë përdorimi dhe asgjesimit të aktiveve etj…A thua ti ketë bërë edhe Gjushi këta shkelje…apo Gjushi ka hesape të tjera dhe tashmë në derë i ka ngelur Ani ,Ramës. Kreu I PS duket se ka bërë një lëvizje taktike në Durrës për t’i thënë të gjithëve se Ani është dora e Gjushit, ai e solli dhe unë po ua servir. Votoni duke dëgjuar Anin se ajo është zgjatimi i Gjushit po kun ë SPAK, në PS apo në vjedhje? Këto mbeten për ti treguar fushata ose më saktë për ti treguar opozita.