Ballina Xhaxhi militanti Xhaxhi militanti tregon për diskutimin e buxhetit të Anit më grupet...

Xhaxhi militanti tregon për diskutimin e buxhetit të Anit më grupet e interesit

102
0

Xhaxhi militanti (patazhonisti) edhe pse koha ka ftohur pak ka marrë mbeskën dhe ka ardhur në redaksi. Sapo ka hyrë nuk e ka fshehur nervozizmin e tij, madje ka thënë se po heshtim për akuza të rënda që po na bëhen. Pasi ka thënë se mbi botuesin bien akuza të rënda që nga lënia shtatzanë e punonjësve e deri te rrethana misterioze të vdekjes së një personi. Pasi ka lëshuar edhe një sërë akuzash të tjera që sipas tijnë vijnë nga drejtorë të shtetit që po forcohet cdo ditë, ai I ka bërtitur mbeskës që ishte ulur këmbë mbi këmbë përballë botuesit.

-Moj shushke e dëgjon t’i çfarë po i them unë. E akuzojnë moj dhe madje rëndë. Ti i ulesh përballë dhe i ngre shalët.

-Gjyshi edhe ti si bon si atëherë kur ke qenë oficer andej nga zona e parë operative. Edhe një fëmijë kopil që e bërë e nxore sakat nga trutë saqë të vjen turp ta takosh tani që e kanë legalizuar në Durrës. Prandaj nuk të thërrasin ty në festën e çlirimit të Durrësit.

-Dëgjo ti moj bibë se unë të futa në punë, falë meritës që kam pasur si partizan dhe që kam kontribuar pak si patrazhonist këta kohët e fundit. Tani dëgjo se gjërat nuk janë si duken. Dëgjoni edhe ju të gazetës televizionit apo portalit se nuk i përsëris. Mundohuni ti përgjigjeni të gjithë idiotëve që ju akuzojnë, të gjithë atyre që janë të punësuar nga partia, të gjithë psikopatëve që nuk marrin kemp po që janë në punë me kartelë psikopatie. Rrogën e marrin për sevap se i kushtojnë shumë ilaçet. Po jo të gjithë e dijnë se sa idiotë e maskarenj janë në këtë valle. Ndaj partia atyre ju ka dhënë mbrojtje dhe përgjegjësia nuk është personale. Po ama ju duhet ti përgjigjeni se njerëzit kujtojnë se ata kanë të drejtë. Vetëm psikiatri i kupton ata. Tani keni kujdes që të mos bëni gabime se po diskutohet buxheti. Anja e bashkisë ( kështu i thërret xhaxhi militanti Ani-t që të mos ngatërrohet me Ani-n tjetër në këshillin bashkiak) ka marrë një fushatë të gjërë diskutimesh me grupet e interest për të bërë një buxhet që ta kenë të gjiothë zili, madje edhe KLSH kur të vijë vitin tjetër do të habitet se Anja është angazhuar që nga 6.3 milion euro do ta rrisë këtë shumë edhe më tej duke pasur parasysh që para kemi edhe fushatën që edhe mund ta drejtojë ajo deri në fund.

Tani unë e kam nga burime të sigurta që Anja po përdor një strategji të cuditëshme në funksion të qytetarëve. Nuk po le asnjë nga ata që i ka dhënë tendera pa i takuar për buxhetin e rid he e gjitha kjo në funksion të qytetarëve. Janë ata tendera që po ndryshojnë faqen Anjës…me falni Durrësit ashtu sic Anja premtoi. Janë ata tendera që mbushin xhepat e atyre që qytetarët i kanë votuar se për këtë punë janë në fund të fundit, të çojnë deri në fund amanetin e votës së qytetarëve.  Pra kategoria e parë që ajo ka takuar ka të bëjë me administrimin e lëkëve që i ka bërë buxhetit të kaluar dhe duke krijuar një bazë të fortë me ata që i kanë marrë dhe atë që kanë ndarë Anja është shprehur optimist se do të rrisë të ardhurat pë rata dhe natyrisht nëpërmjet tyre do ti ndryshojë faqen vetes…Durrësit kuptohet. Sipas Anjës buxheti është ndarë mirë dhe të gjithë fituesit janë shprehur se kjo dorë duhet të ruhet dhe nëse ndodh kështu buxheti i vitit që vjen do të jetë edhe historic, pasi do ta ndijmojë Anjën të bëhet politikane , ndërsa ka marrë drejtimin si politikania më absolute e Durrësit. Në këtë post e ka bekuar vetë “skëndërbeu” i Elisës.

Ndërkohë sipas xhaxhi militantit buxheti është konslutuar edhe me një nga kategortë e rëndësishme të Durrësit që kohët e fundit ka marrë zgjerim shumë më të madh dhe është rritur si komunitet. Vetë Anja është shprehur se në buxhet  është menduar edhe për patrazhonistët të cilët janë truri, zemra dhe prapanica e PS. Vetëm ata dijnë të përfaqësojnë trurin pasi vetëm mencuria e tyre zbulon potencialin e njerëzve që duhet të votojnë. Ata janë zemra e qytetit pasi vetëm ata dijnë të mbajnë ritmin që duhet për të blerë vota. Po e fundit është edhe prapanica se ajo di mirë se çfarë heq me ata që janë kundër. Madje kjo e fundit është edhe më kryesorja dhe lidhur me këtë të fundit kjo mund të marrë edhe epitetin se ky është buxhet i prapanicës.

Tani, Anja sipas xhaxhi militantit ka mundur  ose më saktë ka arritur edhe një sukesë tjetër pasi ka mundur të takojë edhe ata që kanë shërbimin taksi dhe  duke shfrytëzuar edhe shërbimin e parkingut, që e ka me shumë qejf bashkëshorti i saj ajo ka marrë një ok të buxhetit. Sipas saj vetëm taksistët mund ta bëjnë Durrësin të lëvizë. Si fillim ajo ka bërë një provë duke i dhënë një hapësirë atij të makinave elektrike dhe si kompesim ka qen që të paktën ti marrin zëdhënsin për ta sjellë në punë , pasi kilometrazhi I tij është sa i breshkës dhe i bie të shkojë në punë në orën 11.00. këtë fakt e ka zbuluar mbeska që ndërsa ka hipur në taksi me një nga Jugu ai i ka thënë se i çau bythën një bol që qenka njeriu i dytë në bashki. Kjo ka shkaktuar edhe një sherr të madh se vetë Anja ka thënë se ajo është e dyta dhe bën çfarë i thotë i pari. Taksisti ka qenë pak tolerantë dhe I ka thënë se këtë trapin mos e ze korenti.

Po ka edhe një gjë tjetër more djema. Anja ka takuar edhe të gjithë bizneset në periferi  dhe madje disa nga pronaret i kanë thënë se kështu duhet të vazhdojë. Ti japë më shumë hapësirë periferisë se sipas tyre me demek kjo periferia po e mbaka gjallë. Anja pasi ka takuar daljen nga periferia ka ardhur shumë e gëzuar dhe ka thënë edhe këtë radhë do të fitojmë. Por duket se edhe biznesi është shumë i kënaqur me ne moj gra i ka thënë ajo Gurrës që po krihte flokët pas shishes së shtatë të birrës. Gurra I paska thënë se dalin më mirë me panairin e djathit të dhisë se me atë të librit. Dëgjo shefe I paska thënë Gurra këto durrsakët nuk duan libra, më dëgjo mua ti se jam dibran I vjetër unë dhe e njof mirë kulturën si inxhinier që jam, këta duan qofte, duan salce kosi, duan gjisë, djathë pa kypë, kush pjerdh për libra këtu. Anja e paska përqafuar e ngazëllyer dhe I paska thënë se nuk kishte njohur kurrë inxhinier kulture që desh me u bë drejtor arsimi dhe kapën duke kopjuar. Pastaj I paska thënë në vesh se një kile djathë bën 8 mijë lekë ndërsa një libër e kanë bërë budallenjtë dhjetë mijë lekë. Bravo inxhinier I ak thënë Sako se ti qenke teknik!