Ballina Europë Bie qeveria! Michel Barnier nuk i ‘mbijetoi’ mocionit të mosbesimit në Asamble,...

Bie qeveria! Michel Barnier nuk i ‘mbijetoi’ mocionit të mosbesimit në Asamble, 331 deputetë votuan pro! Mediat: Macron emëron kryeministrin e ri brenda 24 orësh

81
0

Asambleja Kombëtare në Francë ka rrëzuar qeverinë e kryesuar nga Michel Barnier. Pas debatit të sotëm në Asamble, 331 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Barnier.

Deputetët shqyrtuan dy mocione mosbesimi, të paraqitura të hënën nga e majta dhe nga Rassemblement National, pasi qeveria ka marrë përsipër miratimin pa votim të buxhetit të Sigurimeve Shoqërore. Mocioni i majtë u miratua sot në mbrëmje, falë mbështetjes nga RN.

Sipas mediave të huaja, presidenti francez Emmanuel Macron do të emërojë një kryeministër të ri brenda 24 orësh.

“Kreu i shtetit nuk do të paraqitet pa qeveri përpara Donald Trump këtë fundjavë,” ka thënë një burim tjetër afër presidentit.

Trump, i rizgjedhur president i SHBA-së, do të jetë të shtunën në Paris për hapjen e Katedrales Notre-Dame.

Presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë Barnierit të qëndrojë si kryeministër në detyrë derisa ta gjejë një kryeministër të ri, gjë që mund të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm.

Kriza politike mund t’i dëmtojë bizneset, konsumatorët dhe taksapaguesit, thanë ekspertët dhe ekonomistët për Reuters.