Tre persona kanë përfunduar në spital pas një sherri me mjete të forta që patën me dy të tjerë. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën Thoma Koxhaj, ndërsa në konflikt janë përfshirë 5 persona.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.