Policia Rrugore ka ndëshkuar reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, me 25,000 lekë të reja gjobë dhe duke i zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit për parakalim në sens të kundërt dhe përdorim të dritave verbuese në zonë të banuar.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet automjeti me drejtues shtetasin A. L., duke parakaluar një varg automjetesh në sensin e kundërt të lëvizjes dhe duke përdorur dritat verbuese në zonë të banuar, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, ju informojmë se:
Sektori i Policisë Rrugore i ka vënë drejtuesit të automjetit, shtetasit A. L., masën administrative 25 000 lekë, bazuar në nenet 146 pika 16, 141 pika 10, 146 pika 10 dhe 127 pika 3, të Kodit Rrugor. Gjithashtu, i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit”, njoftoi policia.